E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet teatri ku u interpretuan veprat e Shekspirit

Autori i Lajmit: red.
Arkeologët në Londër besojnë se mund të kenë zbuluar rrënojat e një teatri të shekullit të 16-të, ku u interpretuan për herë të parë veprat e hershme të Uiliam Shekspirit, përfshirë “Romeo dhe Xhuljeta” dhe “Tregtari i Venecias”. Punëtorët që po gërmonin një garazh për ndërtimin e një teatri të ri, zbuluan themelet e teatrit, në zonën Shoreditch, në lindje të Londrës. Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për vendndodhjen e saktë të teatrit, objekti do të plotësonte zbulimin e një grupi teatrosh të hapura, në të cilat ishin interpretuar pjesët e Shekspirit. Ekspertët thonë se rrënojat janë të ngjashme me themelet me kënde të mureve që janë gërmuar gjatë dekadave të fundit në disa zona të Londrës. Historianët thonë se teatri ishte ndërtuar në vitin 1576. Ata thonë se Shekspiri dhe trupa e tij filluan të interpretonin atje në vitin 1590.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›