Blejnë kallashnikov, prangosen bashkë me shitësin
Tentojnë të bëjnë qitje me kallashnikovin që sapo kishin blerë, bien në prangat e policisë, së bashku me shitësin e armës. Burime zyrtare të Komisariatit të policisë Lushnjë bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit të së hënës janë prangosur: S. Xheliu, 17 vjeç, M.Zotaj 14 vjeç, E.Dervishi 14 vjeç dhe Kleorant Caka, 18 vjeç. Mësohet se tre të parët kanë blerë te Caka një kallashnikov kundrejt një shume prej 60 mijë lekësh. Nën efektin e alkoolit, rreth mesnatës së të dielës adoleshentët kanë shkuar në periferi të qytetit, ku kanë qëlluar me breshëri në ajër për të provuar armën e re. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar 3 adoleshentët dhe më pas edhe shitësin e armës.