Tani sekuestrim pasurisë që nuk justifikohet
Çdo pasuri e siguruar në rrugë të paligjshme dhe e pajustifikuar do të sekuestrohet. Policia dhe prokuroria do të hetojnë të gjitha pronat e vëna nga individë të dyshuar se merren me aktivitete kriminale, pavarësisht se ndiqen apo jo penalisht. Ministria e Drejtësisë, së bashku me grupet e interesit, ka gati projektligjin për "sekuestrimin e aseteve të krimit", pasi ligji i mëparshëm "Antimafie" është deformuar gjatë një praktike ligjore në Gjykatën e Lartë. Marsisa Xhaferrllari, drejtoreshë e Përgjithshme e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, deklaron se ky ligj, i hartuar që prej vitit 2004, është deformuar duke dalë jashtë funksionit të tij ligjor dhe lindi nevoja e një ligji të ri, ku është marrë si bazë ligji anglez i sekuestrimeve, i cili është më konservator, ku barra për evidentimin se prona është vënë në mënyrë të paligjshme i takon shtetit. Prej ndryshimit të ligjit "antimafie", në fillim të vitit 2007, evidentimi dhe sekuestrimi i pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal i një personi apo një grup individësh, ishte kthyer në një tabu për policinë, prokurorinë dhe gjykatat, duke e bërë të paprekshëm, pasi prokuroria duhet të sekuestronte pronat e individëve kriminalë pas fillimit të procedimit penal ndaj tyre. Një nonsens që ka prekur disa nga çështjet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kriminelët kanë dalë triumfues përballë institucioneve të drejtësisë. Duket se ndryshimet do të dërgohen pas disa javësh në qeveri për miratimin e ligjit, ndërsa Xhaferrllari thotë se grupet e interesit në këtë fushë kanë arritur të gjejnë një zgjidhje.
Prej dy vitesh, sekuestrimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë "dështuar" pas ndryshimit të ligjit nga Gjykata e Lartë. Gjykata Supreme përcaktoi se sekuestrimi i pasurive të kriminelëve duhet të realizohet pas arrestimit të tyre, pra pasuritë që janë vënë pas sekuestrimit. Ndërsa shpëtojnë të gjitha pasuritë para arrestimit. Ndryshimi u diskutua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe mbërriti në "derën" e akuzës qendrore, ku lëvizjet "diplomatike" sollën reagimin e fortë të qeverisë shqiptare, duke premtuar se shumë shpejt do të ketë ndryshimet përkatëse në këtë ligj. Burime nga akuza qendrore thanë se përshtatja e modelit anglez të sekuestrimeve është monitoruar nga grupet e interesit, e cila është Prokuroria e Krimeve të Rënda. Një përfaqësi e akuzës qendrore dhe e Krimeve të Rënda kanë marrë pjesë në adaptimin e ligjit të ri të sekuestrimeve. Duket se gjithçka është gati dhe nëse realizohet në kohë shumë të shpejtë, atëherë prokuroria thotë se menjëherë do të ndihen efektet e para. Por ligji i ri duket se do të ketë një problem. Juristët druhen se pas miratimit të ligjit, shumë organizata kriminale mund të përjashtohen nga ky ligj, pasi ai nuk ka fuqi prapavepruese. Edhe në këtë rast duhet të ndihet "dora" e shtetit për të përcaktuar edhe kohën kur do të veprojë.