E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbesin në det, shpëtohen tri vajza nga mbytja

Mbesin në det, shpëtohen tri vajza nga mbytja
Tri vajza u shpëtojnë dallgëve të Adriatikut, ndërsa mbetet mister fati i pronarit të një barke të braktisur në det. Një njoftim në sallën operative të policisë së Durrësit ka nxjerrë në patrullim Dragën D61, e cila ka mundur të lokalizojë barkën me pedale dhe të kthejë në breg 3 vajza të reja, të cilat rrezikuan mbytjen pasi kishin dalë për shëtitje në det. Vasilika P. 17 vjeçe, Rovena M. 18 vjeçe dhe Afërdita S. 19 vjeçe, të treja nga Spitalla, nuk kanë mundur të mbanin nën kontroll lëvizjen e varkës përmes pedaleve. Burimet nga policia portuale bënë të ditur se deti ka qenë me forcë 5 ballë dhe e ka shtyrë mjetin e vogël lundrues ku ishin vajzat drejt thellësisë, deri në radën portuale. Draga D61 mundi që ta gjejë barkën dhe t‘i kthejë vajzat shëndoshë e mirë në breg të detit dhe pranë familjeve të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›