Shtohen infeksionet e frymëmarrjes, rrezik fëmijët
Ashtu siç ishte parashikuar si nga specialistët e shëndetit publik, muaji shtator do të shënojë edhe nisjen e një sezoni me më shumë probleme shëndetësore. Java e parë e muajit shtator, ka shënuar rritje të personave të prekur nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes. Konfirmimi ka ardhur nga analiza e Institutit të Shëndetit Publik. Në Buletin e 13-të informativ, botuar dje nga ISHP-jë nisur nga nevoja për monitorimi i ecurisë së situatës gripale në vend, autoriteti shëndetësor deklaruan se prirja e sëmundjeve të frymëmarrjes është në rritje, sidomos te të miturit. Moshat pediatrike nga 6 muaj deri në 13 vjeç, janë prekur më shumë se moshat e tjera nga infeksionet respiratore, jo vetëm gjatë javës së parë të muajit shtator, por edhe në javët e kaluara. Situata e të prekurve nga format e rënda të infeksioneve respiratore, virozëve të stinës apo gripi i derrit nuk është në kontroll të plotë nga autoritetet shëndetësore shqiptare.
Problemi i grumbullimit të mostrave, kampionëve të gjakut në moshat pediatrike dhe dërgimi i tyre pranë laboratorit të ISHP-së ka krijuar vakume në monitorimin e situatës gripale.
Moshat pediatrike
"Duket qartë që aktualisht kemi një aktivitet të infeksioneve respiratore, thuajse të ngjashme me një vit më parë. Këtë javë vërejmë një trend në rritje të numrit të infeksioneve repsiratore, pavarësisht se numri i qendrave që raportojnë është më i lartë se një vit më parë. kemi një numër më të madh rastesh në moshat fëminore dhe më tej një rritje të lehtë në moshat mbi 60 vjeç", shkruhet në Buletinin Informativ të ISHP-së.
Sipas kësaj analize, specialistët argumentojnë se në vendin tonë nuk ka ende nuk shpërthim epidemik të infeksioneve respiratore apo sëmundjeve ngjashme me gripin por edhe në vendet ku ka pasur shpërthime epidemike një numër të madh rastesh nga gripi pandemik A(H1N1) nuk vërehet kapërcimi i pragut epidemik.
"numri më i madh mostrave është marrë në grup-moshën 25-44 vjeç. Duke pasur parasysh që numri më i lartë i infeksioneve reportatore paraqitet më i lartë në grup-moshën pediatrike, sërish tërheqim vëmendjen e pediatërve dhe epidemiologëve në të gjithë vendin që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e marrjes së mostrave në këtë grup moshë", sqaron analiza e ISHP-së.
Ajo që sugjerohet për mjekët të cilët asistojnë pacientët e sëmurë çdo ditë, është trajtimi i tyre edhe në rast se nuk gjendjen para konfirmimit se i sëmuri mund të jetë prekur nga gripi i derrit. "të gjitha rastet e mundshme të identifikuara me Virusin e gripit A do të trajtohen njësoj si AH1N1 nga pikëpamja e ndjekjes dhe kontrollit si dhe menaxhimit të rastit përherë sipas kontekstit dhe gjykimit klinik të specialistëve", udhëzon ISHP-ja.
Monitorimi
Orgnaizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga autoritet shqiptare monitorim të vazhdueshëm të situatës. Muaji shtator është koha kur duhet të mbahet në kontroll tipi i virusit që qarkullon dhe nëse ka raste të prekurish nga forma të veçanta, të rënda, të kompikuara. Këto mund të jenë raste të të prekurve nga kombinimi i viruseve, atij të gripit sezonal dhe gripit të derrit, ndërkohë që mund të kemi edhe raste kur këto viruse mund të pësojnë mutacione.