Blen droge ne Lazarat, por ia kap policia
Tepelene- Nje dite pas inspektimit te kreut te Policise se Shtetit ne qarkun e Gjirokastres, ka ardhur nje tjeter goditje e trafikut te narkotikeve drejt Perendimit. Policia e Tepelenes finalizoi pasditen e djeshme operacionin e koduar "Freskia", gjate te cilit sekuestroi nje ngarkese me 1 kuintale droge te llojit marihuane, e paketuar dhe futur ne disa thase te zinj, te futur ne bagazh dhe sediljet e pasme. Ne pranga u vu i dyshuari Petro Menica, qe para disa muajsh kishte blere ngarkesen ne Lazarat. Sipas informacioneve qe kane marre agjentet e Antidroges, destinacioni ka qene Fieri, kurse mjeti tip "Benz" dhe drejtuesi jane konstatuar ne levizje ne aksin Gjirokaster-Tepelene. Postblloku eshte ngritur ne vendin e quajtur "Uji i Ftohte". Rreth ores 18:40, eshte ndaluar mjeti me targa GJ6740A, qe drejtohej nga Petro Menica 50 vjec, banues ne fshatin Valare te Gjirokastres. Droga ka qene e ndare ne 6 thase plastmase, te fashuare me leter natriban. Burime zyrtare thane se pesha e pergjithshme ka qene 100 kg marihuane, kurse origjina ishte fshati Lazarat, ku ishte blere para disa muajsh dhe mbahej e fshehur ne banesen e Menices. Ne cilesine e proves materiale eshte bllokuar ngarkesa e droges dhe makina, ndersa i dyshuari do te akuzohet per "prodhim dhe shitje te narkotikeve".