"Mula-Cako", seancen tjeter divorci
Divorci i ciftit te njohur Mula-Cako, duket se i ka ardhur drejt fundit. Gjate seances se djeshme gjyqtarja e ceshtjes Elona Gjoka, ka vendosur daten 24 qershor te ketij viti, ne oren 13:00, qe sopranoja me fame boterore Inva Mula dhe kantautori Pirro Cako, te firmosin perfundimisht ndarjen e tyre. Cifti i njohur do te kete kontakte mes tyre per djalin e vetem Anthony 14-vjec, i cili do te kaloje pushimet apo ndonje fundjave me te atin e tij, ashtu sic palet do te bien dakord ne seancen e ardhshme. Dje ne gjykate psikologjia, e cila ka ndjekur hap pas hapi procesin e divorcit te ciftit te njohur, ka paraqitur raportin psikologjik te djalit te ciftit Mula-Cako. Gjykata nuk ka dhene detaje ne lidhje me raportin shumefaqesh, duke e konsideruar ate sekret. E vetmja e dhene qe eshte mesuar ne lidhje me kete raport, eshte fakti qe ai do te plotesohet vetem ne piken qe ka te beje me ushtrimin e perbashket te pergjegjesise prinderore. Gjykata gjate seances se djeshme ka vendosur qe t'u jape kohe paleve, per t'u njohur me vleresimet psikologjike. Nderkohe qe Pirro Cakos, qe eshte i padituri ne kete proces, i eshte dhene kohe qe te paraqese nje projekt ne lidhje me ushtrimin e pergjegjesise prinderore.
Kerkesa per divorc u depozitua me 1 prill te vitit te kaluar, nga avokati i sopranos me fame boterore, Sokol Como. Ne kerkesen e depozituar ne gjykate, Mula argumentonte se martesa e saj e kishte humbur kuptimin, per shkak se jetonin per shume kohe te ndare. Padia e depozituar nga Mula mban numrin 1235, ndersa ka si objekt te saj, zgjidhjen e marteses. Dy seanca me pare djali i vetem i ciftit te njohur, Anthony 14-vjec, u paraqit ne Gjykaten e Tiranes i shoqeruar nga avokati i nenes se tij, Sokol Como. Vetem 5 minuta iu deshen te miturit per te zgjedhur nenen e tij si kujdestare, pas ndarjes se prinderve. I mituri i shpjegoi gjykates se ai jetonte ne France, ku ndiqte edhe studimet e tij, prandaj deshironte te jetonte me nenen e tij. Gjate seancave, te dyja palet jane perfaqesuar prej avokateve te zgjedhur prej tyre. Nuk dihet nese ne seancen e radhes sopranoja me fame boterore Inva Mula dhe kantautori Pirro Cako, do te jene prezent per te firmosur divorcin, apo kete te drejte ligjore do jua japin mbrojteseve te tyre.
Mula refuzoi pajtimin
Me 14 maj te vitit te kaluar, cifti i njohur Mula-Cako kane pasur seancen e tyre te pare te pajtimit. Ka qene sopranoja e njohur Inva Mula, e cila ishte edhe vete prezent ne seance qe ka refuzuar pajtimin me te. Sipas saj, ata kishin kohe qe nuk jetonin bashke. Nderkohe qe avokatja e Cakos, u shpreh se nje vit me pare cifti e kishte zgjedhur vete ate lloj menyre jetese, ndersa gjate asaj periudhe kohore ishin takuar disa here. Ky fakt nuk u pranua nga vete Mula, e cila nepermjet perfaqesuesit te saj ligjor, Sokol Como u shpreh se Cako ka pasur kohe, qe ne vitin 2007, te vendoste ne lidhje me divorcin. Nderkohe qe takimet kane qene formalitete dhe jo frekuentime mes tyre.