E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Djalin ma vrau Lulzim Berisha"

Tirane- "Djalin tim ma ka vrare Lulzim Berisha". Keshtu ka deklaruar dje perpara trupit gjykues, per procesin gjyqesor ne ngarkim te 16 te pandehurve te akuzuar per "Banden e Durresit", Nikolla Ongari. Duke mos u trembur as nga debatet mes mbrojtjes, gjykates dhe akuzes, 75-vjecari ka treguar gjithcka qe dinte per vrasjen e djalit te tij te dyte, Eduart Ongari. "Me 5 korrik te vitit 1999, kane vrare Eduartin. Vrasja e tij na la me pasoja. Nga njerezit qe vinin per ngushellim, mesuam se djalin e ka vrare nje Lulzim Berisha", ka treguar dje deshmitari. Teksa ai fliste, i pandehuri Lulzim Berisha ka nisur te qeshe, veprim i cili eshte pasur edhe nga te pandehurit e tjere, qe ndodheshin brenda hekurave. Deshmitari shpjegoi se pas ngjarjes nuk e trembte me gje. Sipas tij, ne momentin qe e kishin marre ne pyetje oficeret e policise gjyqesore, ai kishte deklaruar se nuk dinte asgje. "Ne vendngjarje nuk kam qene, por degjova ta kete vrare Lulzim Berisha. Arsyen nuk e dija. Gjate kesaj kohe kam dashur te mesoj pse e ka vrare. Emrin e Lulzim Berishes e kam degjuar diten e ngjarjes. Djali ate kohe kishte shkuar per kafe me ca shoket e tij. Ka qene me nje marangoz, i cili me tha qe kishte pare 2 persona qe erdhen nga mbrapa ne mes te lokalit dhe e qelluan Eduartin me nje arme pa zhurme", vazhdoi me tej 75-vjecari. I moshuari ka treguar se ngjarja kishte ndodhur paradite, ndersa ai vete ishte vene ne dijeni pas oren 13:00. Ongari ka treguar se pas ngjarjes, ishte vene ne dijeni nga nipi i gruas se tij, Julian Kerpuzi, qe ka qene prezent kur ka ndodhur krimi. Deshmitari ka shpjeguar se djali i tij kishte qene ne nje tavoline me Kerpuzin, i cili ne ate kohe kishte qene 15-vjec. "Kur vajtem tek lokali, Juliani me tregoi tavolinen dhe pozicionet qe kishin qene. Per autoret Juliani me tha se nuk i njihte se cilet qene. Me tregoi se ishin me kapele me strehe, njeri qe pak me i holle se tjetri", vazhdoi me tej. Ne fund deshmitari sqaroi se nuk e njihte Erjon Lamen, Marsel Sotirin dhe Lazer Hasanin, ndersa djali i tij nuk kishte pasur asnje problem me pare.
Xhakollari: Nuk e pashe kush qelloi mbi Ongarin
Deshmitari i dyte i thirrur nga Gjykata e Krimeve te Renda per procesin e "Bandes se Durresit", ishte Bardhyl Xhakollari, me profesion marangoz. Para gjykates, ai ka treguar se ka qene ne tavoline me Eduart Ongarin, kur eshte vrare. Ne momentin e krimit kishte qene me kurriz dhe kur kishte degjuar krisma, ishte shtrire ne toke menjane. Ne ato momente deshmitari kishte pare nje person qe largohej, por qe nuk e kishte njohur. Deshmitari ka mohuar te kishte takuar familjen e Ongarit dhe te kishte qene per ngushellim tek ata.

Te pandehurit

Lulzim Berisha
Plaurent Dervishaj
Indrit Taullai
Endrit Dokle
Adriatik (Dritan) Coli
Sardian Sulejmani
Kujtim Buna
Altin Olloni
Elvin Hoxhosmani
Alban Neli
Selman Heti
Spartak Kalthi
Altin Nikolla
Kristian Bregu
Ahmet Ajeti
Osman Korpuzi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›