Dy viktima nga aksidentet rrugore ne kryeqytet
Tirane-Dy viktima te shkaktuar nga aksidentet rrugore, jane shenuar ne kryeqytet. Nje kalimtare 74-vjecare, banore e Bathores, eshte goditur per vdekje nga nje fugon me targa te huaja AZ 736 AC, i drejtuar nga 47-vjecari Shkelqim Kosiqi. Aksidenti ka ndodhur ne rrugen kryesore prane Institutit Bujqesor, teksa e moshuara Gjyslime Lamaj, po kalonte rrugen nga trotuari i djathte i rruges per tek trafikndaresi. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit per vepren penale te "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor". Ndersa nje tjeter aksident, po me pasoje vdekjen ka ndodhur ne autostraden Tirane-Durres. Nje automjet tip "Pezho" me targe targa TE 996 DF, i drejtuar nga shqiptaro-maqedonasi Iniz Ajeti, 47 vjec, lindur e banues ne Tetove, ka dale nga rruga gjate levizjes ne autostraden Vore- Tirane dhe eshte rrezuar ne kanal, ne krahun e djathte te rruges. Per pasoje ai ka gjetur vdekjen e menjehershme.