E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demontimi, shkaterrohen mbi 5 mije tone municione te teperta

Tirane-Shqiperia ka asgjesuar brenda ketij viti 5.215 tone municione, te cilesuara te teperta, qe kane ne inventarin e tyre Forcat e Armatosura. Me urdher te ministrit te Mbrojtjes, Arben Imami, eshte ngritur bordi drejtues i ketij projekti, i cili ka marre ne analize ecurine e deritanishem te ketij procesi. Anetaret e bordit te mbledhur dje ne Ministrine e Mbrojtjes, pohuan se vetem ne muajin maj te ketij viti, jane asgjesuar 1.747 tone municione, nga te cilat 957 tone ne poligone dhe 790 tone ne uzina, me nje mesatare 87- 90 tone ne dite. Ne krahasim me sasine e municioneve te asgjesuara ne vitin 2009, rezulton se ne muajt janar-korrik 2009, jane asgjesuar 1.862 tone municione, ndersa ne 5 mujorin e pare te ketij viti, gati 3-fish me shume se vitin e kaluar. Anetaret e bordit theksuan se aktualisht asgjesohen dhe demontohen municione ne 5 linja industriale dhe 6 poligone. Keshtu ne Mjekes, funksionojne 2 linja, ne Gramsh 1 linje dhe ne Polican 2 linja. Ne mbledhjen e djeshme u tha se ne kete muaj do te ngrihen dhe do te fillojne nga puna dy linja industriale ne uzinen e Mjekesit. Ne kombinatin e Policanit po pershpejtohet puna per ngritjen e linjes dyte, ndersa ne uzinen e Gramshit po merren masa per asgjesimin e djegoreve te akumuluara.
L.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›