Nje jave i humbur, gjendet ne Durres i mituri
KRUJE- Gjendet ne Durres nje jave pas humbjes dhe largimit nga shtepia, 14-vjecari nga fshati Thumane i Krujes. Policia vendore beri me dije se Leonard Lena, eshte gjetur ne nje lagje ne qytetin e Durresit, i fshehur dhe kishte mbijetuar fale shitjes se disa sendeve personale ne tregun e zi. Ky ka qene rasti i dyte i largimit nga banesa pa njoftuar prinderit i te miturit qe vijonte dhe shkollen 9-vjecare ne qytet. Pasi njoftoi familjaret, policia kthehu nxenesin ne banese, duke e keshilluar te mos perseriste veprimin. Familja Lena ne Thumane, prej nje jave perjetonte momente ankthi, duke iu referuar edhe ngjarjes se ndodhur ne Kukes, ku ka humbur nje 6-vjecare. Sipas familjareve, Leonard Lena, me 27 maj eshte nisur per ne shkolle dhe nuk eshte kthyer me ne shtepi. Te shqetesuar ata kane bere denoncimin ne komisariat dhe i mituri u shpall i humbur. Babai Ndue Lena, tha se kishin kerkuar ne te gjitha zonat ne Lezhe dhe ne Durres, ku kane te aferm, ndersa pas denoncimit ne polici edhe uniformat blu nisen kerkimet. Pas marrjes ne pyetje 14-vjecari ka thene se ishte larguar me deshire nga shtepia dhe kjo ndodhte per here te dyte.