E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pashe nje djale qe ndiqte vajzat"

KUKES- Familjaret e vajzes 6-vjecare Bleona Mata, e humbur prej mbremjes se 21 majit te ketij viti, zbardhin nje prej detajeve interesante qe mund te coje ne zbulimin e autoreve te nje rrembimi te mundshem per qellime kriminale. Pak para ngjarjes, ne kodren me kullota eshte pare nje djale i ri i panjohur, i veshur me xhup te zi qe ndodhej ne te njejten zone ku ishin vajzat dhe i ndiqte nga pas. Faktin e zbardh gjyshja e te mitures, ne nje rrefim per mediat, duke theksuar se kishte bere gabim qe nuk i shkoi nga pas vogelushes duke parandjere rrezikun. Po keshtu edhe e ema e vajzes, Blerina Mata, shprehet e deshperuar per mungesen e informacioneve per fatin e vogelushes me bishtaleca, ndersa i trembet trafikimit. Sot behen 14 dite nga humbja e Bleones ne fshatin Zapod te Kukesit dhe ende nuk ka asnje gjurme apo informacion, megjithese jane vene 3 milione leke shperblim dhe kerkimet kane nisur nga e para. "Nje djale i ri i veshur me xhup te zi, po i shkonte pas vajzave, halles se Bleones dhe dy vajzave te tjera qe ishin bashke. Nuk e mendova se do te ndodhte dicka e keqe, pasi vogelushet ishin te shoqeruara dhe dyshoj se ai djale ka lidhje me rrembimin", thote e moshuara e familjes Mata. "Bej apel qe vajza te me kthehet dhe te mos i behet asgje e keqe", thote e ema, Blerina, me lot ne sy. Familjaret i jane trembur nje trafikimi te mundshem per shfrytezim, biresim apo trafik organesh. Dosja aktualisht hetohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane. Kurse skuadrat e specializuara, po bejne kerkime ne fshatrat e zones se Zapodit. Specialistet e krimeve te renda kane krehur terrenin me imtesi keto dite dhe ne Kukes gjendet edhe kreu i Zyres se Hetimit ne Policine e Shtetit, Nikolin Bala. Nderkohe qe familjaret kane kembengulur, qe kerkimi te behet edhe neper shtepite e fshatrave perreth me dyshimin se Bleona 6-vjecare mund gjendet e mbyllur diku nga persona te panjohur. Me gjithe kerkimet ne terren, edhe ne zonen kufitare me Kosoven dhe Maqedonine, nuk jane gjetur gjurme te vogelushes. Ne hetime kane ndihmuar banoret, KFOR-i me helikopteret e tij dhe policia me qen zbulues. Aktualisht jane gjetur vetem xhupi dhe qesja e bukes se vogelushes. Nje person eshte arrestuar, Luftar Jakupi 29-vjec, i cili ka dhene deshmi te rreme per humbjen e vajzes, akt qe ai e justifikoi me faktin se donte te perfitonte shperblimin.
Deputeti socialist, Asllan Dogjani:"Policia nuk po ben asgje per te gjetur Bleonen"
Partia Socialiste reagoi dje ne diten e 13-te te zhdukjes pa gjurme te Bleona Mates, vajzes 6-vjecare nga fshati Zapod i Kukesit, duke e cilesuar rritje te pasigurise ne vendin tone. Deklarata eshte lexuar nga deputeti i ketij qarku, ish-drejtori i Policise Kukes, Asllan Dogjani, i cili disa dite me pare kishte vizituar edhe familjen Mata. Ai shprehu shqetesimin e PS-se per "mungese te profesionalizmit dhe tendencen e strukturave te Policise se Shtetit per ta zbehur ngjarjen". Dogjani akuzoi ne Parlament edhe qeverine, qe nuk flet per femijet e trafikuar dhe se c'po behet per te gjetur vogelushen Bleona Mata. "Nepermjet deklaratave te ndryshme dhe shpesh here kontradiktore, policia po perpiqet per t'i shpetuar pergjegjesise perpara opinionit publik", tha deputeti socialist. "Vetem duke marre masa konkrete dhe duke gjetur Bleonen e vogel, do t'i kthejme besimin qytetareve dhe banoreve te asaj zone", perfundoi Dogjani.
"Hetime me metoda speciale dhe kerkime policore"
Ministri i Brendshem dhe i Pushtetit Lokal, Lulzim Basha, tha mbreme se Policia e Shtetit po kryen qe prej dites se njoftimit per humbjen e vogelushes Bleona Mata, nje operacion te gjere kerkimi. Ai pergenjeshtroi deklaratat e deputetit Asllan Dogjani dhe te Partise Socialiste, duke pohuar se kryhen hetime me metoda speciale. "Po zhvillohet nje operacion i gjere kerkimi, me mjete speciale, ne bashkepunim me homologet maqedonas dhe kosovare, me nje angazhim maksimal dhe analiza te perditshme te veprimtarise hetimore", tha ministri Basha ne Parlament mbremjen e djeshme. Ai shprehu bindjen se kerkimet do te vijonin deri ne zbardhjen e ngjarjes. "Shpreh keqardhjen e thelle per perpjekjet qe behen per ta politizuar dhe perdorur per te goditur policine. Falenderoj qytetaret, familjen dhe policine", perfundoi Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›