Vrau dy vetë, 25 vjet burg Blendi Shehut
TIRANE – Gjykata e Tiranës dënoi dje me 25 vjet burg të riun kryeqytetas Blendi Shehu, pasi e gjeti atë fajtor për dy vrasje e dy tentativa vrasjeje.
Sipas trupit gjykues, ngjarja ndodhi mëngjesin e 8 gushtit 1999 te lokal “Palma” në Rrugën e Kavajës ndërsa kishte nisur në fund të vitit 1997 kur Edgar Libohova, shënjestra e atentatit, ishte përplasur me makinë me motoçikletën e Shehut. Shehu, që tashmë ndodhet në qeli i dënuar me 8 vjet për shfrytëzim prostitucioni, për t’u hakmarrë armatoset bashkë me shokun e vet Ardian Ibrahimi, i njohur me pseudonimin “Katali” vrasin Libohovën te lokal “Palma”. Duke moskontrolluar plumbat ata goditin 7-vjeçarin Angjelin Haxhi që vdiq më pas në spital, të atin e tij Kosta Haxhi, si dhe Xhevair Ndoin, që ndodheshin rastësisht aty. Aktualisht Shehu ndodhet i burgosur në Rrogozhinë ku po vuan një dënim me 12 vjet burg për “shfrytëzim prostitucioni”. f.m.