E Hënë, 2 Nëntor 2026

Blerësi i “Albtelekom” ka dalë vetë në shitje

10/05/2005  FMN e pakënaqur me shitjen e “Turk Telekom” me 49 për qind të aksioneve

Som “Kompania që u interesua shumë për Albtelekomin ka dalë vetë në shitje dhe është në qendër të një debati të madh parlamentar në lidhje me formulën e shitjes që ka përcaktuar qeveria turke, ndërkohë që pjesa më e madhe e analistëve në Turqi e kanë quajtur të rrezikshme dhe të pamundur për momentin”

Albtelekomi ka shumë mundësi të blihet nga e vetmja kompani që ofroi 120 milionë euro për 76 për qind të aksioneve të saj “Turk Telekom”. Por duket se vetë kompania që u interesua shumë për Albtelekomin, ka dalë vetë në shitje dhe është në qendër të një debati të madh parlamentar, në lidhje me formulën e shitjes që ka përcaktuar qeveria turke. Parlamenti ka miratuar një formulë shitjeje, që lejon nxjerrjen në treg vetëm të 49 për qind të aksioneve, duke i lënë shtetit paketën aksionere të artë prej 51 për qind të aksioneve. Kjo është bërë për të ruajtur influencën e shtetit mbi “Turk Telekom”, por dhe për të reduktuar ndikimet që mund të kenë ushtarakët mbi kompaninë që e konsiderojnë si strategjike për Turqinë. Megjithatë, ajo çka mund të thuhet tani për “Turk Telekom”, është se ka një shitje të dyshimtë dhe pjesa më e madhe e analistëve e kanë quajtur të rrezikshme dhe të pamundur për momentin. Duket se dhe FMN-ja nuk është shprehur e kënaqur për këtë formë privatizimi dhe po bën presionin e saj mbi qeverinë turke, duke i rrezikur borxhin e radhës, me të cilën pretendohet të sistemohet kriza në sektorin bankar.

Të gjitha këto do të ishin thjeshtë një lajm nga bota, në rast se “Turk Telekom” nuk do të ishte blerësi i vetëm i Albtelekomit. Duket se shteti po e shet Albtelekomin te një kompani që po përfshihet nga “trazirat” parlamentare në vendin e vet dhe nuk e ka të qartë të ardhmen. Sikur të mos mjaftonin problemet që po kalon blerësi pretendent i Albtelekomit, duket se dhe opozita është shprehur e pakënaqur për privatizimin e Albtelekomit, madje deri në atë masë, sa të deklarojë se nuk do të njohë privatizimin dhe do të prishë kontratën në një fitore të mundshme. Për opozitën, vlera e ofruar nga “Turk Telekom” nuk është e mjaftueshme dhe, qeveria ka bërë një lojë të pandershme, duke e shitur përpara zgjedhjeve. Shitja e Albtelekomit ka hapur të njëjtin debat me atë të shitjes së BKT-së dhe duket se situatat në të cilën janë kryer dy shitjet e ndërmarrjeve strategjike dhe rreziqet që sjell e ardhmja, janë pothuajse të njëjta.

Kush është “Turk Telekom“

Mund të quhet një nga kompanitë më të vjetra në tregun e telekomunikacioneve me 160 vjet eksperiencë mbi supe. Duket se guri më i fortë që ka në dorë sot “Turk Telekom“ dhe qeveria që e ka nxjerrë në shitje, është fakti se nuk ka asnjë borxh dhe ka financa të konsoliduara. “Turk Telekom“ ka një kapacitet prej 19 milionë numrash, 93 për qind e të cilave janë dixhitale. Me teknologjinë më të fundit të telekomunikacionit, “Turk Telekom“ pretendon të jetë një prej liderëve në tregun e telekomunikacionit dhe që ofron shërbime me cilësi për klientët e vet. Mbështetur në këtë koncept, “Turk Telekom“ ka kërkuar që të hyjë dhe në tregun internacional dhe blerja e Albtelekomit është një nga ofensivat e saj në tregun ndërkombëtar. Qeveria pretendon të ketë oferta të mira për 49 për qind të aksioneve që kanë dalë në shitje, duke vënë një taksë prej 20 mijë dollarësh për regjistrimin e çdo investitori që interesohet për “Turk Telekom“.

160 vjet

eksperiencë në treg

19 milionë numra

83 për qind

teknologji dixhitale

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›