“Më keni llogaritur pensionin gabim”

10/05/2005 Pyetje dhe përgjigje mbi paqartësitë gjatë procedurave për nxjerrjen e pensionit. Si mund të merret leja e lindjes
Si bëhet një ankim kundër një vendimi të Degës së Përfitimeve?
Dokumentet e dorëzuara nga qytetari pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore, pasi pranohen, merren në shqyrtim nga zyra e pensioneve ku ato përpunohen dhe caktohet masa e pensionit.
Në rast se qytetari nuk është dakord me ndonjë element të caktimit të pensionit, siç është shuma e përgjithshme e vjetërsisë në punë, masa e pensionit etj., me të drejtën që i jep ligji 7703, ankohet për vendimin e zyrës së pensioneve në Komisionin e Apelit, të ngritur pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.
Nëse merr përgjigje negative nga ky komision, ai ka të drejtë të ankohet pranë Komisionit Qendror të Apelit, që është ngritur pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Ankesat e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në gjykatë, nga e cila çështja zgjidhet përfundimisht.
“Nuk gjej dokumentet”
Nëse vjetërsia e punës që më nevojitet për t’u lidhur pensioni nuk gjendet, pasi dokumentet e ndërmarrjes janë djegur, si duhet të veproj?
Ju sqarojmë se për të përfituar pension, duhet që personi të plotësojë dy kushte, të ketë mbushur moshën dhe vjetërsinë e kërkuar sipas nenit 92 të ligjit. Nëse nuk paraqitet vjetërsia e kërkuar sipas nenit 92, për shkaqe të ndryshme dhe, kjo vjetërsi nuk disponohet as nga arkivi i dokumenteve, atëherë personi duhet t’i drejtohet gjykatës për ta vërtetuar në rrugë gjyqësore këtë vjetërsi.
Dokumentacioni për të fituar pension pleqërie
1.Certifikatë lindje me fotografi
2.Certifikatë e gjendjes familjare
3.Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, fakti i lindjes, martesës apo vdekjes së tyre, provohet me certifikatë të veçantë lindjeje, martese ose vdekje
A.PERIUDHA E SIGURIMIT DHE LLOJI I PUNËS
1.Librezë pune ose vërtetim arkivi
2.Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj
3.Vërtetim për periudhën e sigurimit lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të ISSH
4.Vërtetim i vjetërsisë në punë në kooperativat bujqësore për ish-anëtarët e saj
5.Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë
6.Vërtetim nga dega ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për personat që përfitojnë nga Ligji nr.7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë“.
B.PËR TË ARDHURAT
1.Vërtetim page që nga viti 1994 dhe në vazhdim
2.Vërtetim tip nga kontributet për të vetëpunësuarit
3.Vërtetim toke në kadastër
4.Vërtetim shkolle për fëmijët nga 16-18 vjeç, si dhe vërtetim shkolle për studentët deri në moshën 25 vjeç.
5.Vërtetim komune për ndihmë ekonomike
6. Vërtetim nga tatim-taksat
7. Deklaratë
Kam përfituar pension me 60%, sipas nenit 97 të ligjit, kur duhet të dal në pension të plotë pleqërie?
Sipas nenit 97, kanë përfituar pension të parakohshëm gratë që kanë punuar në punë të kategorisë së parë dhe të dytë, gjithsej 23 vjet. Ky nen, në paragrafin e parafundit parashikon: Me arritjen e moshës së pensionit sipas nenit 92, marrin pension të plotë.
Si merret leja e lindjes
- E ardhura për barrëlindje i paguhet një gruaje, lidhur me barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj sigurime shoqërore dhe në kohën e shtatzënisë të ketë qenë në marrëdhënie pune.
- Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike. Për gruan që do të ketë në barrë, më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike.
- E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:
- 80% e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën e paralindjes dhe 150 ditë pas lindjes
- 50% e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën tjetër në vazhdim.
- Nëna që birëson fëmijën e moshës deri 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtën për leje pas lindje, e cila fillon ditën e birësimit.
Të ardhura për kompensim për barrëlindje
- Gruaja e siguruar, që me vendim të Komisionit Mjekësor kompetent ndryshon vendin e punës për arsye shtatzënie, ka të drejtë të përfitojë kompensim të ardhurash për pakësimin që pëson nga ndryshimi i vendit të punës. Ky kompensim i jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo më pak se 12 muaj
Shpërblimi për lindje fëmije
-Shpërblim për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i një fëmije që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës. Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50% të pagës minimale mujore.
Dokumentet e kërkuara për deklarim dhe pagesë kontributesh
Afati i pagimit
a)Punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar i paraqesin dokumentet e mëposhtme jo më vonë se data 25 e muajit pasardhës
b) Personi i vetëpunësuar (për vete dhe për punonjësit e paguar të familjes), dorëzon formularët E-SIG 011/a dhe E-SIG 012/a jo më vonë se data 25 e muajit të fundit të çdo tremujori të vitit kalendarik.
c)Formulari i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore E-SIG 011/a: dorëzohet në degën e bankës ku paguhen kontributet
d) Formulari i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shëndetësore E-SIG 012/a: dorëzohet në degën e bankës ku paguhen kontributet
E) List-pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat E-SIG 025/a: dorëzohet në degën e tatimeve ku është i regjistruar tatimpaguesi
F) List-pagesa e përfitimeve të paguara E-SIG 026/a: dorëzohet në degën e tatimeve ku është i regjistruar tatimpaguesi
Pasqyra e të punësuarve rishtas dhe e të larguarve E-SIG 27/a: dorëzohet në degën e tatimeve ku është i regjistruar tatimpaguesi
Kam punuar në KB dhe në punë shteti, çfarë kushtesh duhet të plotësoj që të përfitoj pension në kushte shteti?
Raste të tilla i parashikon neni 96 i Ligjit të Sigurimeve Shoqërore. Për të përfituar pension në kushte shteti, sipas nenit 96, duhet që personi të ketë vjetërsi në marrëdhënie me shtetin, jo më pak se gjysmën e periudhës që është përcaktuar në nenin 92 dhe tabelës bashkëngjitur. P.sh., nëse një person është i datëlindjes 10.04.1943, ai duhet të ketë moshën 61 vjeç dhe 34 vjet punë gjithsej. Nga këto, ai detyrimisht duhet të ketë punuar në punë shteti 17 vjet.