Konferenca e Paqes, Noli thirrje Senatit amerikan kundër memorandumit të Uillsonit
10/05/2005 Nga cilat shtete, diaspora shqiptare shkoi si përfaqësuese në Konferencën e Parisit? Cili ishte reagimi i përfaqësuesve të kolonisë shqiptare të Turqisë? Pse u diferencuan delegatët shqiptarë të diasporës? Cilën anë mbajtën gjatë konferencës delegatët shqiptarë të emigracionit, cili ishte ndikimi i tyre? Si e shikonin ndihmën e huaj për Shqipërinë? Shqiptarët e Rumanisë ishin më aktivët në mbrojtjen e statusit të popullsisë së Shqipërisë së Jugut. Shqiptarët e Rumanisë akuzojnë unionin grek për falsifikimin e memorandumit. Cila është akuza që shqiptarët e Rumanisë i bënë Konferencës së Paqes për tokat shqiptare?
Ne Paris, krahas delegacionit qeveritar, shkuan edhe delegacione te tjera me perfaqesues te shqiptareve te diaspores, si nga Turqia, Rumania dhe SHBA.
Perfaqesuesit e kolonise shqiptare te Turqise ishin te paret nga perfaqesite e diaspores qe kishin shkuar ne Konferencen e Paqes qe ne fund te shkurtit 1919 dhe ishin gjithashtu te paret qe protestuan atje kunder Traktatit te Fshehte te Londres, nepermjet memorandumit te 7 marsit, drejtuar delegacionit amerikan qe ishte i lire nga detyrimet ndaj ketij traktati.
Aty u kerkohej perfaqesuesve te SHBA te mos mbeshtetnin ato pika te traktatit, qe kishin te benin me shkeljen e teresise territoriale dhe pavaresise se shtetit shqiptar, si dhe “te mbronin Shqiperine nga dhunimet e te gjithe fqinjeve, si te monarkive ballkanike, ashtu edhe te Italise“. Por, zhvillimi i ngjarjeve tregonte se perfaqesuesit e tjere shqiptare, qe kishin kundershtuar mandatorine italiane, duke i kundervene mandatin e SHBA, ose ndonje fuqie tjeter te painteresuar politikisht, nuk kishin gjetur perkrahje. Situata e re kishte shtruar nevojen e zgjedhjes se mjeteve te tjera per te kundershtuar mandatin e Italise. Kjo çoi ne diferencimin e delegateve te diaspores. Disa nga perfaqesuesit e diaspores anuan hapur nga qendrimi i delegacionit te qeverise se Durresit. Midis tyre u dallua Mihal Shahin Tepelena, i cili kishte qene edhe me perpara ne Paris me delegacionin e kolonise shqiptare te Turqise, si dhe Dhimiter Berati, “qe kish ardhur para pak kohe nga Bukureshti ne perfaqesine e kolonise shqiptare te Rumanise. Megjithate, pjesa me madhe e perfaqesuesve te kolonive vazhdoi te mbetej ne pozita antiitaliane dhe kerkoi qe ne noten e 9 tetorit te mos permendej çeshtja e asistences. Kjo ide perputhet plotesisht me kerkesat e notes, ku “deklarohej se populli shqiptar nuk do t’i nenshtrohej asnje cungimi te teresise tokesore te shtetit shqiptar ne dobi te cilitdo prej fqinjeve te tij dhe se ai nuk do te pranonte asnje mandat, qe te shkelte sovranitetin dhe pavaresine e njohur nga Konferenca e Ambasadoreve me 1913”. Keta perfaqesues dolen me propozimin per t’i kerkuar Konferences se Paqes pavaresine e plote te vendit. Ata mendonin se ky ishte mjeti diplomatik me i pershtatshem qe kishte mbetur per te luftuar mandatin e Italise. Midis tyre u dallua Nikolla Ivanaj, i cili kishte shkuar ne muajin gusht nga Shqiperia ne Paris si perfaqesues i “Partise Politike” te SHBA. Perfaqesues tjeter i kesaj organizate vazhdonte te ishte ne Paris, Parashqevi Qiriazi. Keta ishin shprehes te atyre forcave, te cilat ndihmen ose mbrojtjen e nje fuqie te huaj e shikonin si nje rrezik per pavaresine politike dhe ekonomike te vendit. Ivanaj, ne 30 shtator te 1919, pohonte ate qe kishte sqaruar ne gazeten e vet “Koha e Re“, qysh nga janari 1919, se ”shqiptaret e duan dhe e kerkojne Shqiperine vetqeverimtare, sovrane e kombetare te bashkueme pa kurrfare mandati a mbrojtje”. Ndersa, po t’i jepej mandati ose asistenca njeres ose tjetres fuqi te madhe, kjo do te “provonte dobesine e shqiptareve dhe jepte nje arme ne dore te armiqve tane kunder nesh”, pohonte Pandeli Evangjeli, i cili ishte midis atyre qe mendonin se kishte ardhur koha qe shqiptaret duhej te dilnin para Konferences me kerkesen e pavaresise se plote te vendit.
Nje kontribut te veçante per çeshtjen shqiptare kane luajtur edhe shqiptaret e Rumanise, duke iu kundervene propogandes greke. Ata kane qene nga me aktivet ne mbrojtjen e statusit te popullsise se Shqiperise se Jugut. Ne peticionin qe ata i derguan Konferences se Paqes dhe qe ishte nenshkruar nga 885 vete, shprehnin kundershtimin dhe friken ndaj mjeteve qe po perdorte propoganda greke.
Ata hodhen poshte tezen qe popullsia e Shqiperise se Jugut ishte kunder pavaresise se Shqiperise dhe se deshironte te bashkohej me Greqine. “Ne i deklarojme si te paverteta dhe te pavlefshme te gjitha çfare jane bere kunder shtetit tone ne emrin tone dhe ne emrin e vellezerve tane, te cilet vazhdojne te jetojne ne atdhe dhe ndjenjat e te cileve nuk ndryshojne aspak nga tonat”. Kete çeshtje e ka trajtuar me kujdes dhe me pergjegjesi Kostandin Çekrezi, anetar aktiv i federates Pan-shqiptare “Vatra” dhe anetar i kolegjumit te Universitetit “Kolombia” ne Nju-Jork. Ai, pas nje permbledhjeje te shkurter te historise se Shqiperise, e drejtoi vemendjen e Komitetit Politik amerikan ne çeshtjet e Shqiperise se Jugut. Duke qene nje nga organizatoret e fushates se propogandes kunder politikes greke, ai ishte ne gjendje ta paraqiste ne menyre te detajuar thelbin e problemit. Çerkezi akuzoi Unionin Pan-Epirot per falsifikim te nenshkrimeve te memorandumit, qe kjo organizate i dergonte Konferences se Paqes si dhe nguli kembe qe komiteti per punet e jashtme te perdorte tere autoritetin e tij “qe ne territoret e diskutueshme te kryhej nje plebishit“. Fort ai akuzoi dhe Konferencen e Paqes, se çeshtjen e Shqiperise e kishte marre ne shqyrtim vetem atehere, kur tokat shqiptare u duheshin si kompensim per shtetet fqinje. Ndersa, Kristo Dako, duke iu pergjigjur senatoreve amerikane, akuzoi Greqine per te gjitha çfare kishin ndodhur dhe kerkoi nga ata te dergonin nje komision ne vendin e ngjarjes “per te hetuar tere rastet dhe, ne baze te rezultateve, te vendoste per fatin e Shqiperise“.
Historiani boshnjak, H.Siljaxhic, ka theksuar se ne Departamentin e Shtetit mendonin seriozisht per nje mandat amerikan mbi Shqiperine, por, Presidenti Uillson kundershtonte perfshirjen e Amerikes ne problemet tejet te ngaterruara shqiptare“. Keto te dhena tregojne se perpjekjet e ”Vatres” kishin disa pika mbeshtetje.
Por, megjithse “Vatra“ kishte kerkuar mandatin, ajo kishte bindjen se shqiptaret mund te ndertonin dhe vete shtetin e tyre. Ky qendrim i vatraneve kishte ngjallur polemika, te cilat u shprehen edhe ne disa gazeta. Keshtu, ishte “Populli“, i cili e kritikonte qendrimin e ”Vatres” ndaj çeshtjes se mandatit, “Dielli” qe pohonte se populli shqiptar, megjithese ka qene i pushtuar nga fuqi te huaja, ka nxjerre njerez te ditur, te cilet jane ne gjendje te qeverisin. Ata gjykonin se, ”ne dallim nga shtetet e tjera ballkanike, ku spikat levizja fetare, ne lufterat e shqiptareve spikat fuqishem ndergjegjja kombetare, karakteri i tyre kombetar“. Por mund te themi se brenda “Vatres” pati diversitet, gje qe u reflektua dhe nepermjet qendrimit te F.Konices, i cili kundershtimin ndaj mandatorise amerikane e mbeshteste ne dy argumente; se pari, ai do ta cenonte sovranitetin e shtetit shqiptar, se dyti, Amerika “praktike” nuk mund ta merrte kete barre, sepse ajo nuk kishte interesa ne Shqiperi”. Edhe Noli, i cili mbeshteste iniciativat e “Vatres” per te marre mbeshtetjen amerikane, shprehu disa rezerva. Ai mendonte se çdo lloj proktetorati, perfshi ate amerikan, perbente rrezik per paqen ne Balkan, duke propozuar krijimin e nje komisioni amerikan nga Departamenti i Shtetit per te ndihmuar shqiptaret te krijonin dhe te vinin ne eficense shtetin e tyre. Veçanerisht, ai e vinte theksin ne domosdoshmerine e hapjes se institucioneve arsimore amerikane ne Shqiperi, te cilat, sipas tij, do te ishin shpetim per Shqiperine, duke pasur parasysh se kultura anglo–sanksone i pershtatet me mire shpirtit te races shqiptare. “Vatra” ne punen e saj te vullnetshme per te siguruar kujdestarine amerikane, pati dhe perkrahjen e qarqeve patriotike ne vendet e tjera te Evropes. Keshtu, kryetari i mergates shqiptare ne Turqi, i kerkonte “Vatres” “te bente ç’eshte e mundur prane Senatit te SHBA, qe ai te pranonte ushtrimin e mandatit amerikan ne Shqiperi“. Thirrje te tilla “Vatres“ iu bene edhe nga shoqerite patriotike “Shpresa” ne SHBA, shoqeria shqiptare ne Bukuresht, Komiteti i Lozanes. Por, terheq vemendjen fakti se, ne shume studime historike te rendesishme, qendrimi i ”Vatres“ eshte percaktuar si nje “antiimperializem i kufizuar”. Kjo kritike vinte nga qe ajo, duke denoncuar politiken e Italise, Austrise dhe fuqive te medha evropiane, ishte njekohesisht per çeshtjen e mandatorise amerikane mbi Shqiperine. Por perpjekjet e “Vatres” per kete problem jane vleresuar jo drejt nga disa studime te meparshme, ku eshte rritur artificialisht pesha e motivit klasor, duke folur per nota “mosbesimi i ketyre perfaqesuesve te borgjezise ndaj masave popullore dhe frikes se tyre ndaj levizjeve revolucionare te pashmangshme te ketyre masave“. Por, Memorandumi i 14 prillit 1919, qe Uillson i drejtoi Kryeministrit italian Orleanos, u shoqerua me nje proteste te “Vatres“ drejtuar Uillsonit. Kjo ishte nje thirrje per te nxitur dhe detyruar ate qe te ndryshonte pozicionin e tij ndaj çeshtjes se Vlores. Ajo i vinte ne dukje Uillsonit se, ne kete memorandum, ai kishte shkelur parimet e deklaruara prej tij, pasi Vlora ishte trajtuar si çeshtje thjesht shkembimi me Fjumen. Kritike shume te ashper kunder memorandumit te Uillsonit, bente Noli. Ai, ne nje mbledhje te deges se “Vatres” ne Uorçester, kritikoi presidentin se kishte shkelur te gjitha pikat e programit te tij te paqes dhe i bente thirrje Senatit te mos e miratonte propozimin e tij per shkembimin e Fjumes me Vloren. Ai e gjykonte si qendrim befasues dhe te pabaze per te dhe “Vatren”. Ja si e pasqyronte kete çeshtje gazeta “The Adriatic Reivew”: “Paqja universale asnjehere nuk do te krijohet nga ndonje kembim i armeve, violenca lind violencen. Paqja mund te vije prej mesimeve te Zotit, nepermjet dashurise dhe sakrifices”. Por, shqiptaret e Amerikes u perpoqen te shpjegonin se zoterimi i Limanit te Vlores prej Italise, nuk ishte e mundur te realizonte paqen, ashtu siç ishte shprehur Uillsoni, por ishte nje rrezik i madh per te. Ky propozim, sipas gazetes “Dielli”, do te sherbente ”si nje shkendije e flakes se luftes midis Italise dhe ballkanasve“. Me ashper akoma gjykonte “Vatra“ aktivitetin e Komitetit qe ishte ngritur nga Konferenca e Paqes per diskutimin e pretendimeve greke. Ate, sipas “Vatres“, e dominonin aleancat e shkuara dhe traktatet sekrete, por zhgenjimi me i madh ishte qendrimi i komisionereve amerikane, te cilet humben rrugen e tyre ne labirinthin e marreveshjeve evropiane dhe rekomanduan aneksimin e Gjirokastres nga Greqia. Ne 2 gusht 1919, Keshilli i “Vatres“ i dergonte nje leter Senatit Amerikan, ne te cilen i kerkohej perkrahja e tij per te drejtat e çeshtjes shqiptare. Kryetari i Keshillit Kombetar te “Vatres” u thirr per t’u degjuar ne Komitetin e Puneve te Jashteme te Senatit Amerikan. Kjo ftese ngjalli nje shprese per diasporen shqiptare kudo ku ndodhej. ”Dielli” shenonte se, kjo ftese, “per ne qe bota na ka mohuar gjer me sot te drejten te flasim lirisht dhe te shfaqim ankimet tona, eshte nje nga fitimet e shenuara qe po ben çeshtja jone“. Prezantimi i çeshtjes shqiptare perpara Senatit Amerikan per sqarimin e opinioneve publike mbi padrejtesite qe po i beheshin Shqiperise ne Konferencen e Paqes, shpresohej te ishte perfitim politik per çeshtjen shqiptare dhe te sherbente si nje frenim per diplomacite evropiane, per t’i shkurajuar disi ne rrugen e keqe qe kishin futur problemin shqiptar.
Ne fillim te vjeshtes se vitit 1919, dy nga organizimet me te medha te diaspores shqiptare, “Vatra“ dhe partia politike, me gjithe mosmarreveshjet qe kishin midis tyre, moren nje iniciative te perbashket per te kerkuar ndihmen dhe mbeshtetjen amerikane per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare.
Ato ngarkuan Çekrezin, Dakon dhe Eriksonin me mision special dhe fuqi te plote per te perfaqesuar zyrtarisht Shqiperine ne Uashington, duke perpunuar dhe nje program per sigurimin e mbeshtetjes amerikane. Ky bashkepunim u arrit duke parashtruar tre parime kryesore:
a) Te beheshin perpjekje per te siguruar nga Konferenca e Paqes, ne mbledhjen e saj te afert, garanci per pavaresine e Shqiperise ne trajten qe ajo ishte njohur prej Konferences se Ambasadoreve te vitit 1913.
b)Te punonin per emerimin e nje komisioni, i cili te perfaqesohej nga nje shtet ose nga shtete qe nuk kishin interesa te drejtperdrejta ne Ballkan, per te vendosur kufijte e shtetit shqiptar me anen e nje plebishiti, si dhe per te bere studimin e detajuar te tokes dhe te popullsise.
c)Te punonin per ngritjen e nje Komisioni Qendror nga ana e Lidhjes se Kombeve, i cili te perbehej prej dy shqiptareve, tre amerikaneve dhe dy italianeve. Njeri nga tre amerikanet do te ishte kryetari i komisionit. Ky komision duhej te emerohej çdo vit per te qeverisur vendin, gjersa te mund te sigurohej qeverisja e pavarur nga nje qeveri shqiptare. Mendoj se, perpunimi i ketyre tre pikave nga diaspora shqiptare ne Amerike, perben nje sukses per diasporen ne pergjithesi, pasi, ky kompromis perben njekohesisht edhe tendencen per kapercimin e gjendjes kritike te levizjes shqiptare ne pergjithesi. Aty u percaktua ne parim aktiviteti qe do te zhvillohej prej tyre per te mundesuar perkrahjen e SHBA. Parashikohej te beheshin perpjekje prane qeverise amerikane dhe delegacionit amerikan ne Konferencen e Paqes, te shtohej propoganda ne shtypin amerikan per çeshtjen shqiptare, te zhvilloheshin konferenca publike, ku te miratoheshin rezoluta per nderhyrje zyrtare.
Ky bashkepunim i diaspores shqiptare filloi me nje apel drejtuar senatorit Jodge per te trajtuar ne Komitetin e Puneve te Jashme te Senatit Amerikan çeshtjen e Vlores dhe Traktatin e Fshehte te Londres te vitit 1915”.
Senati amerikan pranoi kerkesen dhe caktoi si date te degjimit te perfaqesise shqiptare 2 shtatorin e vitit 1919. Ky bashkepunim u shoqerua edhe me nje proteste te perbashket kunder marreveshjes italo-greke, e cila, siç shprehej Parashqevi Qiriazi, kishte bere pershtypje te mire dhe u prit me simpati nga Departamenti i Shtetit. Por, edhe pse u arrit marreveshja, nga letra se Parashqevi Qiriazit drejtuar delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes, duket se Kristo Dako kishte shfaqur kundershtimin ndaj projektit per qeverine mikse amerikano-italo-shqiptare, sepse kjo zgjidhje, sipas tij, cenonte sovranitetin e shtetit shqiptar. Por, me pas, ai pranoi te nenshkruante marreveshjen me rezerve, deri sa te merrte vesh qe kete zgjidhje e kishte pranuar edhe Delegacioni i Qeverise Shqiptare. Po nepermjet Parashqevi Qiriazit, mesojme se Erikson i kishte deklaruar Partise Politike se delegacioni shqiptar ne Paris e kishte miratuar kete variant, “se nuk shikojne tjeter udhe per shpetimin e Shqiperise“. Nje miting i madh u zhvillua ne 1 janar 1919 me kolonite shqiptare te New England. Ne kete miting ishte i ftuar edhe ambasoadori amerikan ne Greqi, George Fred Williams, i cili theksoi se SHBA do te pranojne si zgjidhje vetem krijimin e Lidhjes se Kombeve, ne te cilen do te futej Shqiperia, ndersa Noli, kritikoi padrejtesite e Konferences se Londres ne vitin 1913 dhe ”beri thirrje qe Amerika te perkrahte Shqiperine qe ajo te forconte shtetin e saj kombetar“.
Nje miting tjeter u organizua ne Akron Ohio, ku mbajten fjalime Koste Çerkezi, Kristo Dako, Majori i Akronit I.S.Muyers, mik i Shqiperise, si dhe kryetari i Komitetit amerikan Pro-Albania, Baldwin. Ne kete miting u miratua nje rezolute ne te cilin i behej thirrje SHBA-se dhe Fuqive Aleate te restauronin “pavaresine e Shqiperise, bashkimin kombetar me Kosoven dhe Çamerine dhe pranimin e delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes”.
Nje mitig i madh u zhvillua ne gusht te vitit 1919 ne amfiteatrin Chautauqua, ku u miratua nje tjeter rezolute, e cila gjithashtu denonte copetimin e Shqiperise. Aty thuhej se, qendrimi i fuqive te medha duhej te perbente nje turp per shtetet aleate, te cilat e zhvilluan nen preteksin e “mbrojtjes” se kombesive te vogla. Ndaj, i behej thirrje Senatit amerikan qe te mos e ratifikonte kete traktat, ne menyre qe Amerika te mos behej pjesetare ne kete veprim te turpshem, i cili, nder te tjera, merrte neper kembe lirine e shqiptareve. Nje nga kopjet e Rezolutes iu dergua Uillsonit. Nje fjale te rendesishme per çeshtjen shqiptare ne kete miting mbajti edhe Noli. “Ne, theksoi ai, shpresonim qe presidenti do te griste traktatet e fshehta, por presidenti provoi qe te jete deshperimi i gjithe botes. Presidenti Uillson humbi perpara nje sere traktatesh dhe marreveshjesh te fshehta qe dolen ne Paris“.