Master për Studimet Evropiane, 32 vetë

10/05/2005 Pranohen të diplomuar në degët e shkencave sociale, të drejtësisë, të historisë, filologjisë e gazetaris
Prej disa vitesh është hapur dhe masteri i Studimeve Evropiane pranë Universitetit të Tiranës. 32 studentë morën dje diplomën e masterit për studimet evropiane. Universiteti i Tiranës organizoi dje ceremoninë e diplomimit të Programit Master të Shkollës Pasuniversitare të Studimeve Evropiane. Kjo ceremoni kryhet në kuadrin e veprimtarive për Ditën e Evropës.
Studentët që po mbarojnë masterin e Studimeve Evropiane, së shpejti do të kenë shanse për të aplikuar për punë në institucione të ndryshme në vende të Evropës. "Po punojmë që të sigurojmë një akreditim nga një universitet evropian. Për këtë duhet të përmbushim disa standarde. Jemi duke e kryer këtë proces dhe shpresojmë që së shpejti ta arrijmë akreditimin e shkollës nga Universiteti i Bonit apo universitete dhe qendra të tjera të huaja", thotë prof.dr.Nikoleta Mita, drejtore e Qendrës së Studimeve Universitare në Universitetin e Tiranës.
Universiteti i Tiranës është pjesë e një rrjeti studimesh pasuniversitare për çështjet evropiane, që drejtohet nga Qendra e Studimeve për Integrimin Evropian në Universitetin e Bonit.
Pas dy vitesh, studentët e saj fitojnë titullin "Master", që mund t´u jetë i dobishëm për t´u punësuar në vend, por edhe jashtë Shqipërisë. Shkolla e Tiranës ka hapur vende dhe pranon edhe aplikantë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Misioni kësaj shkolle është përgatitja e specialistëve dhe studiuesve të çështjeve evropiane; kontributin për të informuar dhe ndërgjegjësuar publikun për problemet e integrimit evropian, kultivimin e vlerave evropiane dhe asistencën për shoqërinë dhe qeverinë e Shqipërisë në procesin e integrimit të vendit në BE. Ndërkohë që pritet njohja e këtij masteri në Evropë, kjo qendër ka nisur një bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian. Do të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Jashtme dhe, njëkohësisht po punon për të krijuar një rrjet të bashkëpunëtorëve dhe qendrave të tjera simotra, për të koordinuar veprimet dhe krijuar një sinergji, që t'i shërbejë më mirë përshpejtimit të integrimit të Shqipërisë në Evropë. Moment tjetër i rëndësishëm është se, shkolla po krijon bashkëpunim me universitetet e rajonit, që pritet të konkretizohet me një master të përbashkët me Maqedoninë.
Kriteret
Për të marrë titullin master në këtë shkollë, pranohen të diplomuar nga universitetet e vendit, por edhe të huaja, në degët e shkencave sociale, të drejtësisë, të historisë, filologjisë, gazetarisë. Një kriter tjetër është njohja dhe zotërimi i mirë i gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera evropiane, sepse një pjesë e mirë e leksioneve zhvillohen në anglisht. Ndërkohë, edhe literatura që përdoret është në 90 për qind të saj, në gjuhë të huaj.
Punësimi
Këta studentë pasuniversitarë, pas mbarimit të masterit mund të punësohen pranë administratës qendrore, në Drejtoritë e Integrimit Evropian, ose në projekte që qeveria e Tiranës po zhvillon dhe që synojnë zgjidhjen e çështjeve të integrimit evropian. Një mundësi tjetër është punësimi pranë zyrave të institucioneve evropiane në Shqipëri, pasi mund të aplikojnë dhe të përzgjidhen; mund të punojnë pranë mediave elektronike dhe shtypit të shkruar, pasi kualifikimi i tyre i ndihmon për të punuar në redaksitë që mbulojnë këto probleme.
Studentët
Nis në një universitet të huaj, do të vazhdojë një në Shqipëri
Ka shumë studentë që, pasi bëjnë disa vite universitet jashtë shtetit, pastaj duan të kthehen në Shqipëri. Por, për të caktuar se në cilin vit të universitetit shqiptar dhe cilat provime duhet të rijapësh dhe cilat do të njihen, komisioni duhet të njohë programin e lëndëve që ke dhënë jashtë shtetit.
Çdo kërkesë për transferim nga një universitet brenda vendit drejt Universitetit të Tiranës, bëhet përmes universitetit ku studion, aktualisht, studenti. Dokumentacioni pranohet vetëm përmes postës zyrtare. Nuk pranohen dokumentacione dorazi nga vetë studenti i interesuar për transferim.
Dokumentet
1. Kërkesa me shkrim e të interesuarit
2. Vërtetimi i lëndëve të dhëna provim me notat përkatëse
3. Planet dhe programet mësimore të lëndëve që ka dhënë provim
4. Kopje e indeksit të notave (librezës së notave)
5. Vërtetimi që konfirmon se është student i universitetit (nga vjen)
6. Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme
Shënim: Dokumentet duhet të noterizohen në Shqipëri.