E Diel, 1 Nëntor 2026

Liami: Kur të vijë Evelina do bëjmë “sex party”

TIRANE - Duket se për Liamin “Big Brother” akoma nuk ka mbaruar. Veprimet e tij ndiqen me kuriozitet dhe komentohen nga të gjithë. Ndërkohë ai po shijon në maksimum pushimet në Shqipëri shoqëruar kudo nga vëmendja e njerëzve. Çdo ditë në portale gossip në internet shohim foto të Liamit në vende të ndryshme të Shqipërisë. Përmbajtja e fotove është pothuajse kudo e njëjtë, Liami midis femrave të shumta. Ndryshon vetëm vendi. Pikërisht këto foto u bënë shkak që ditët e fundit të qarkullonte një thashethem që gëzoi shumë vajza.

Thashethemi fliste për ndarjen e Liamit nga Evelina, e dashura e tij gjermane të cilës ai i propozoi për martesë në finalen e “Big Brother”. Në fakt thashethemi kishte një bazë të vërtete sepse Evelina është larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Nisur nga kjo ne e kontaktuam Liamin dhe ai u tregua i gatshëm të na tregonte të vërtetën. Ai pohoi se e dashura e tij është larguar për në Gjermani jo se janë ndarë porse ajo ka provime.

“Unë kam gjithmonë një të dashur dhe ajo quhet Evelinë. Duke qenë se studion për administrim-biznesi kishte për të dhënë ca provime. I kam dëgjuar thashethemet që fliten lart e poshtë dhe që llafazanët të binden që unë nuk jam ndarë, kur të kthehet Evelina me 10 kamera që regjistrojnë, do bëjmë një “sex-party” (qesh). Të dashur kam vetëm një por fanse kam shumë. Të gjitha i dua dhe i respektoj dhe mendoj se duke u shoqëruar shpesh me to, dalin dhe të tilla thashetheme”, thekson djaloshi simpatik.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›