Blerim Kuçi do të jetë pjesë e partisë së Haradinajt?
Prishtinë-Ish-shefi ekzekutiv i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi, pritet t’i bashkohet partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të kryesuar nga Ramush Haradinaj. Sipas gazetës kosovar Express, negociatat mes tij dhe liderit të AAK-së, nuk janë përmbyllur ende, por gjithçka do të sqarohet të premten në mesditë.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme gjatë qeverisjes mes LDK-së dhe AAK-së, mori udhëheqjen e procesit të reformimit të LDK-së në korrik të vitit të kaluar. Tre muaj më pas, ai u shkarkua nga Lideri i LDK-së, Fatmir Sejdiu, me arsyetimin se po bënte hapa të shpejt në këtë proces.
Kuçi, në një prononcim për këtë gazetë, ka lënë të kuptohet se dita e premte është me rëndësi për të ardhmen e tij në politikë. “Ndoshta nesër flasë më shumë për këtë punë. Sot nuk jam në gjendje të them më shumë”, ka thënë Kuqi të enjten, kur është pyetur nëse është e vërtetë apo jo që do t’i bashkohet AAK-së.