E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabon kërkon bashkëpunim me Beogradin

Prishtinë/Beograd - Shefi i Misionit të EULEX it, Iv dë Kermabon, i cili dje ka qëndruar në Beograd, ka deklaruar se duhet punuar me të gjithë aktorët, përfshirë Serbinë. Ai ka theksuar se nëse dëshirohet të luftohet krimi i organizuar dhe të krijohet stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë, duhet të këtë bashkëpunim me të gjithë. Ai në Beograd është takuar me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme Ivica Daçiç, ministren e Financave, atë të drejtësisë dhe me ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviq. Bogdanoviç i ka transmetuar shefit të EULEX it gatishmërinë e Serbisë për vazhdimin e bashkëpunimit për sa kohë EULEX i është status neutral. Bogdanoviq dhe shefi i EULEX it kanë biseduar për problemet lidhur me furnizimin me energji elektrike të serbëve në Kosovë, lirimin e Florim Ejupit dhe mungesën e lirisë së lëvizjes në Kosovë, thuhet në komunikatën e qeverisë. Sipas një komunikate nga zyra e EULEX-it, Kermabon ka pasur takimin e parë zyrtar në Beograd në kuadër të misionit Evropian të "sundimit të ligjit" që ka filluar në dhjetorin e vitit të kaluar në Kosovë. Ekspertët ishin gjithashtu të pranishëm në të dy delegacionet, përfshirë shefat e komponentëve të Drejtësisë, Policisë dhe Doganave të EULEX it. Në komunikatë thuhet se takimet ishin pozitive. Ata kanë hapur dyer të reja për të ngritur bashkëpunimin në nivelin teknik në mes të Republikës së Serbisë dhe EULEX it. Yves de Kermabon veçse ka vizituar Shkupin dhe Podgoricën për biseda të ngjashme të nivelit teknik. Ai gjithashtu do të vizitojë Tiranën në fillim të muajit prill. "Është hapi i parë. Ne duhet të punojmë me të gjithë aktorët, përfshirë Serbinë, nëse dëshirojmë ta luftojmë krimin e organizuar dhe të krijojmë stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë", ka thënë shefi i EULEX it. "Ne nuk mund të punojmë pa pjesëmarrjen e komunitetit serb", shtoi ai. Takimet në vijim do të jenë të nivelit edhe më teknik.QIK

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›