Sejdiu: Serbia, aleate e të këqijave njerëzore
Prishtinë - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka vijuar me akuza ndaj Serbisë dhe lidershipit të saj lidhur me qëndrimin që ata tregojnë ndaj pavarësisë së Kosovës. Gjatë fjalës së tij të mbajtur në Podujevë ku mori pjesë në 19-vjetorin e themelimit të degës së LDK-së, kreu i shtetit vlerësoi se Serbia s'mund të pengojë procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, pasi ajo ishte dhe mbeti aleate e të gjitha të këqijave, e krimit shtetëror dhe e hegjemonisë ndaj të tjerëve.
Nga ana tjetër, zoti Sejdiu nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit midis forcave politike në Kosovë. "Ne kem nevojë të madhe dhe të ngutshme ta integrojmë Kosovën në BE dhe në NAT0 si dhe të vazhdojmë bashkëpunimin dhe miqësinë me miqtë tanë, të cilëve u jemi mirënjohës që na ndihmuan në kohë lufte dhe paqe për të arritur deri këtu ku jemi sot, të cilët janë me ne edhe në rrugëtimin e realizimit të synimeve tona që është ndërtimi i Kosovës shtet demokratik dhe të përparuar, si vend i mirëqenies së të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë", theksoi Presidenti Sejdiu.
Duke u fokusuar në punën e LDK-së, ai shtoi se "LDK ja është plotësisht e vetëdijshme për resurset që ka Kosova, e që të rinjtë të vërshojnë në çdo fushë të arsimit, ose hyrjen në tregun e punës dhe zhvillimit. LDK së i shtrohen detyra të reja që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe konsolidimin e shtetit ligjor e demokratik".