E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja tërheq trupat nga Kosova

Prishtinë - Ka ardhur koha kur trupta spanjolle në Kosovë të kthehen në vendet e tyre. Këtë e kanë bërë të ditur mediat e Madritit të cilat kanë cituar Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Karme Çakon tu ketë thënë ushtarëve të vendit të saj në përbërje të KFOR-it se Kosova tashmë është e sigurtë dhe se ata mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në Kosovë nga viti 1999 gjenden mëse 600 trupa spanjolle në kuadër të misionit të KFOR. "siguria është garantuar, gjë që ka mundësuar një milion refugjatë dhe të zhvendosur, si rezultat i spastrimit etnik që ndërmori Sllobodan Millosheviqi në këtë vend, të kthehen në shtëpitë e tyre. Trupat spanjolle kanë kryer një mision të mrekullueshëm. Sot është dita t'i përgëzojmë dhe t'u themi poashtu se po fillojmë të kthehemi në shtëpi" mësohet tu ketë thënë ajo trupave spanjolle gjatë vizitës që zhvilloi në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›