Shefer i zemëruar me Spanjën
Bruksel - Deklaratat se Spanja do të tërheq ushtarët e saj nga Kosova kanë shqetësuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO s Jap de Hop Skefer. Ky i fundit ka tërhequr vërejtjen kundër zvogëlimit të ndjeshëm të pranisë ushtarake në Kosovë. "Çdo ndryshim i rëndësishëm në numrin apo strukturën e KFOR-it duhet të merret brenda Aleancës kur të biem dakord se kushtet e sigurisë dhe ato politike e lejojnë një gjë të tillë", ka thënë ai.