Shkupi e Podgorica koordinohen për Kosovën
Shkup - Nuk përjashtohet mundësia që njësoj si me njohjen e pavarësisë së Kosovës kësaj radhe Maqedonia dhe Mali i Zi përsëri të koordinohen që së bashku të vendosin marrëdhënie diplomatike me Kosovën, citon “Lajm” burime të larta qeveritare në Shkup. Sipas burimeve të njëjta sërish është Mali i Zi i cili dikton tempon për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale me fqinjin e ri. “Po shqyrtohen mundësitë që mes dy rretheve zgjedhore të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovën por nuk përjashtohet mundësia që kjo të bëhet edhe në koordinim me Malin e Zi për të neutralizuar më mirë ndonjë reagim të ashpër serb si gjatë aktit të njohjes”, thonë për “Lajm” burime të larta qeveritare.
Sipas Lajm, autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë janë në kontakte të vazhdueshme me kolegët e tyre nga Kosova që vendosja e marrëdhënieve të bëhet në kohë sa më të përshtatshme për të dyja palët.
Këtyre ditëve ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka deklaruar se, kohë më parë, kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukaniç i ka konfirmuar se Podgorica dhe Prishtina shumë shpejtë do t’i vendosin marrëdhëniet diplomatike.
Ndryshe, një kohë të gjatë autoritetet e Shkupit dhe ato të Prishtinës paralajmërojnë vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve por një gjë e tillë assesi të ndodhë. Kohë më parë spekulohej se vendosja e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Shkupit ka ngecur për shkak se Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojani gjatë vizitës që i bëri Prishtinës i ka premtuar lidershipit të Kosovës njohjen greke nëse Prishtina nuk shpejton me lidhjen e marrëdhënieve bilaterale me Shkupin.