E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet autori i plagosjes së vëllait

Ngjarja ndodhi para tri ditësh në komunën e Pezës, ku autori qëlloi për motive të dobëta mbi vëllain e tij Blerim Dini. Viktima 40-vjeçar aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rënduar shëndetësore.

Materialet hetimore të përpiluara nga ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›