Miqësorja e luksit, të mërkurën Tirana-Partizani
Të mërkurën Tirana do të presë në një takim miqësor rivalin e saj historik, Partizanin, një ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin "Selman SDtërmasi" në kryeqytet, në orën 18:00. Referuar të dhënave të marra nga drejtuesit e klubit, miqësorja në fjalë është arritur falë dëshirës së ngrohtë të drejtuesve respektivë të të dy ekipeve, ndërkohë që për herë të parë në këto vite dy rivalët vijnë në pozita krejt të ndryshme, pasi Tirana luan nën petkun e kampiones së Shqipërisë, ndërsa Partizani si një skuadër që ka rënë nga kategoria dhe po kalon një periudhë tepër të vështirë. Derbi miqësor midis tyre pritet me mjaft interes nga të dyja kampet. Nga ana tjetër, drejtori teknik Alban Tafaj ka programuar edhe disa miqësore të tjera, konkretisht me Teutën më 8 gusht dhe Kastriotin më 11 gusht. Të gjitha takimet do të zhvillohen në "Selman Stërmasi".