Ish-të përndjekurit, skema si do të llogaritet dëmshpërblimi
Laureta Rryçi
Zbardhet skema se si do të përllogaritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politikë. Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave, Entin Kombëtar të Banesave dhe Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, të gjithë ata të dënuar politikë, që kanë përfituar dëmshpërblime nga ligje të mëparshme, shuma e përfituar do t’iu zbritet në dëmshpërblimin e tanishëm që pritet të shpërndahet për secilin. Përfitimet do të llogariten edhe nëse janë marrë në formën e lekëve, letrave me vlerë apo në formën e pasurisë së paluajtshme. Vendimi ka përcaktuar që do të ketë dy formularë për ata që kanë përfituar në lekë dhe në letra me vlerë si dhe për ata që kanë përfituar në pasuri të paluajtshme. Ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre, që pretendojnë të përfitojnë dëmshpërblim, duhet të plotësojnë formularin me të dhëna të sakta pasi rrezikojnë të përballen me ligjin për të dhëna të rreme. Madje, jo vetëm kaq, por vendimi ka përcaktuar që ish-i dënuari humbet çdo të drejtë për të përfituar dëmshpërblim nëse deklaron të dhëna të rreme. Vendimi ka përcaktuar rregulloren për përfituesit që ndodhen brenda dhe jashtë vendit. Për ata që ndodhen brenda vendit ka përcaktuar si institucionin për formularët e vetëdeklarimit Postën Shqiptare, ndërsa për përfituesit që janë jashtë vendit do të komunikohet nëpërmjet shërbimit konsullor në shtetin ku ndodhen.
Skema
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim, do të bëjnë përllogaritjet e masës së dëmshpërblimit financiar, si më poshtë vijon: në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë. Çdo kërkues, brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në të holla ose letra me vlerë, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i vetëdeklarimit i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, i dërgon Ministrisë së Financave një kopje të formularit të plotësuar dhe i kërkon të verifikojë përfitimet, në të holla dhe letra me vlerë, të ish-të dënuarit politik nga ligjet e mëparshme. Ministria e Financave, pasi verifikon përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat e ish-Bankës së Kursimeve (aktualisht Raiffeisen Bank), i dërgon Ministrisë së Drejtësisë përgjigjen zyrtare për masën e zbritshme të dëmshpërblimit, brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Përgjigjja formulohet sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është .....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik z/znj.....” ose “Pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është ....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish- i dënuari politik z/zj......Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse të ne nuk ka të dhëna”.
Për pasuritë e paluajtshme
Çdo kërkues, brenda dhjetë ditësh nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në pasuri të paluajtshme, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë, së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, u dërgon Entit Kombëtar të Banesave dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nga një kopje të formularit të plotësuar dhe u kërkon të verifikojnë përfitimet në pasuri të paluajtshme nga ish-të dënuarit politikë ne ligjet e mëparshme. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme pasi verifikojnë, secila, përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat arkivore që kanë, i dërgojnë Ministrisë së Drejtësisë përgjigje zyrtare për masën e zbritshme të përfitimit. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Pasurive të Paluajtshme brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës i japin përgjigje sipas tekstit në vijim: “ Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është.....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme”, ose “Pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është ....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik zznj.... Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse te ne nuk ka të dhëna”.
Paraqitja në Ministrinë e Drejtësisë e formularëve të vetëdeklarimit nga ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre, kryhet, brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare sh.a. Për kërkuesit me vendndodhje jashtë vendit, dorëzimi i këtij formulari kryhet nëpërmjet shërbimit konsullor përkatës. Punonjësi përgjegjës e përfshin këtë formular në dosjen individuale përkatëse. Pas marrjes së përgjigjes nga Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Drejtësisë bën zbritjen e masës së përcaktuar prej tyre nga shuma e dëmshpërblimit.
Marash Kole Katrine Lumaj 18/2/1916 Dedaj, Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 14211 2/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Rapi Kajo Resmije Zykollari 15/8/1942 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 14213 2/10/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Katerina Pashuk Cube Alija 16/10/1939 Iballe, Pukë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14162 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Millo Vasil Dare Gllavatovic 26/2/1926 Fundin, Patgovic Dënim me Burg E papërcaktuar 14163 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dhimitri Jorgo Marina Eksarko 3/4/1885 Camanda Dënim me Burg E papërcaktuar 14166 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhafer Jashar Shesime Cejku 31/7/1905 Lusen, Kukës Urdhër nga Hetuesia E papërcaktuar 14169 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Taip Ali Halime Alija 15/3/1924 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 14205 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Luftim Cercis Nazime Musai 31/12/1936 Gramsh Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14164 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bashkim Qemal Sherife Kodhima 11/4/1946 Borsh Dënim me Burg E papërcaktuar 14167 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Anastas Mihal Vasiliqi Mari 16/9/1902 Kakavijë Dënim me Burg E papërcaktuar 14168 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qerem Kamber Hadile Merkaj 1/1/1920 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 14165 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Angjelin Gjon Pine Coba 12/3/1909 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 14170 29/9/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Mikel Gjon Pine Coba 10/2/1910 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 14711 29/9/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Bashkim Nazmi Hajrije Mulla 6/4/1937 Bilisht, Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14257 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gjylhare Lutfi Ismihan Mulla 9/4/1942 Bilisht, Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14256 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Muke Selim Nadire Baruti 15/10/1938 Starje, Ersekë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14254 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shaban Qani Mydyre Merolli 24/2/1952 Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 14253 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Velo Adam Hati Gega 2/9/1914 Boçove, Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 14255 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Elizabeta Pjetër Ermelinda Toska 4/10/1939 Tiranë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14210 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dhimosten Vasil Kleopatra Malo 13/10/1912 Tepelenë Dënim me Burg E papërcaktuar 14237 2/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Muharrem Sait Zyli Vataksi 3/5/1910 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 14207 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Fiqiri Myslim Zyhra Llagani 23/1/1913 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 14236 2/10/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Fotaq Gaqi Eleni Babi 15/7/1956 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 14191 29/9/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ali Xhelil Xhemile Krasniqi 15/2/1954 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 14243 3/10/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Haxhi Muharem Hajrije Goci 3/4/1923 Kruje Dënim me Burg E papërcaktuar 14235 3/10/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Maxhun Niman Raze Hasandoçaj 10/6/1909 Bujan, Tropojë Dënim me Burg E papërcaktuar 14244 3/10/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Isuf Nezir Hane Dautaj 6/5/1911 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 14190 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dhimitraq Andrea Kostandina Diamandi 28/8/1950 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14189 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Thimjo Andrea Afroviti Mano 11/8/1920 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 14188 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ilia Janaq Mitrusha Gramozi 5/6/1927 Konispol Dënim me Burg E papërcaktuar 14187 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bejxhe Avdyl Adevi Kello 7/3/1909 Devoll Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14249 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qemal Axhi Myhyre Murati 6/10/2008 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 14180 29/9/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Qemal Axhi Myhyre Murati 6/10/2008 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 14180 29/9/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Qemal Axhi Myhyre Murati 6/10/2008 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 14180 29/9/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Irena Anton Zine Dukagjini 5/6/1943 Tiranë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14248 3/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejperdrejte)
Baftjar Hajredin Xhemile Turshilla 1/1/1915 Dibër Dënim Kapital E papërcaktuar 14221 2/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zabit Maksut Hanife Burnazi 2/3/1939 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 14222 2/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Zabit Maksut Hanife Burnazi 2/3/1939 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 14222 2/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Eftalia Nikolla Harikla Suteriqi 15/3/1912 Delvinë Dënim me Burg E papërcaktuar 14186 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kosta Shazho Aleksandra Marko 10/2/1902 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 14185 29/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Feim Maliq Xhire Salianji 10/3/1938 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 14184 29/9/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Aqif Emin Hajrije Hysenbegasi 20/8/1900 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 14183 29/9/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Pandush Gaqo Lefkë Fecami 10/4/1956 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 14182 29/9/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ali Maliq hajrie Agolli 14/3/1908 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 14.263 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Agim Ali Imie Agolli 4/7/1938 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 14.264 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bejo Xhemal Safete Asllanaj 7/2/1944 Tepelene Dënim me Burg E papërcaktuar 14.265 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dyle Murat File Ndreu 16/11/1906 Burrel Dënim me Burg E papërcaktuar 14.266 3/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Shaban Shaban Merushe Mulliri 31/12/1910 Devoll Dënim Kapital E papërcaktuar 14.267 3/10/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Mark Gjok Drande Huba 6/7/1910 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 14218 2/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hyso Sulejman Nahiko Blushaj 9/2/1936 Dukat, Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 14276 6/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bejdo Qamil Alie Salihanji 31/12/1902 Dushar Dënim me Burg E papërcaktuar 14217 2/10/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Gjon Ndue Metër Gjoka 8/12/1926 Pukë Dënim me Burg E papërcaktuar 14216 2/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mustafa baki Safije Agolli 8/7/1928 Gollobordë Dënim me Burg E papërcaktuar 14215 2/10/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Terezina Kolë Dile Zefi 29/7/1949 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 14242 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mhill Nikë Terezë Thani 3/1/1927 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 14241 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Murat Halil Dane Skarra 28/3/1908 Bulqizë Dënim me Burg E papërcaktuar 14240 3/10/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Sabiha Abduraman Zyhra Kasimati 13/9/1912 Turqi Dënim me Burg E papërcaktuar 14239 3/10/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Adem Bahir Selviko Hoxhallari 5/10/1939 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 14238 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zeniat Nazar Sheme Zeqo 18/5/1956 Devoll Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14252 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Masar Tasim Qazibe Topçiu 8/8/1932 Korçe Dënim me Burg E papërcaktuar 14277 6/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sami Qerim Gjyle Shkëmbi 16/3/1935 Korçe Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14251 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Irfan Istref Bejxhe Kello 10/2/1935 Devoll Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14250 3/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mimin Abdyl Rubie Oparaku 10/3/1913 Selcë Dënim me Burg E papërcaktuar 14300 6/10/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Bajram Col Xhufe Gjoçaj 25/11/1908 Tropojë Dënim me Burg E papërcaktuar 14299 6/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hito haxhi Sabrie Lamaj 23/3/1929 Kaninë Dënim me Burg E papërcaktuar 14298 6/10/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ventigjar Myqerem nezahete Hamzaraj 29/11/1923 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 14297 6/10/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Kadri Hazbi Xhevo Hazbiu 13/7/1922 Vlorë Dënim Kapital E papërcaktuar 14.341 7/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Isa Mehmet Hava Dalipaj 16/3/1902 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 14.342 7/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Salih Myslim Azbie Menkulasi 5/3/1912 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 14.344 7/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ymer Muarem Shegë Dishnica 16/11/1911 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 14.345 7/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Loro Mikel Age Bytyçi 4/1/1922 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 14.346 7/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Llazo Thanas Parashqeri Çuro 20/5/1919 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 14.347 7/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Nike Luce Lene Nilaj 15/1/1925 Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 14278 6/10/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Elmas Zalo Lalo Dalip 6/3/1928 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 14280 8/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Maliq Shaqir Mude Karasani 13/12/1912 Dibër Dënim Kapital E papërcaktuar 14318 7/10/2008 Mangësi në Dokumentacion
Angjelin Zef Katrine Martini 10/11/1934 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 14319 7/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Dhimiter Pandeli Eftali Marku 4/6/1918 Himarë Dënim me Burg E papërcaktuar 14317 7/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Preç Ndoc Shaqe Mhillaj 3/9/1895 Shkoder Dënim me Burg E papërcaktuar 14279 8/10/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Vaso Timo Evanthia Gjini 1/9/1918 Vanisteh Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 13979 22/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kasem Hysen Aishe Hysaj 13/8/1897 Myselim Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 13980 22/9/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Gjin Kros Prenë Buna 29/3/1928 Prosek Mirditë Dënim Kapital E papërcaktuar 13981 22/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bukurije Taf Shkurte Nelaj 2/3/1939 Macukull Burrel Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14021 23/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
Luke Ejll Lizë Hila 9/5/1956 Prak i Madh Lushnjë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 14022 23/9/2008 Mangësi në Dokumentacion
4 Gusht 2009