E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresat plotësojë sidën e dyfishtë Shqipëri-Gjeorgji

Sot Shqipëria dhe Gjeorgjia do të kenë një përballje të dyfishtë. Përveç dy kombëtareve A, të cilat do të ndeshen me njëra-tjetrën në "Qemal Stafa", në fushë do të zbresin edhe dy përfaqësueset Shpresa. Ndeshja mes dy kombëtareve U-21 do të zhvillohet sot në orën 17:00, në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta". Katër ndeshjet ofrojnë statistikat kundër mysafirëve nga Evropa Lindore. Bilanci flet dukshëm në favor të gjeorgjianëve, të cilët kanë koleksionuar 3 fitore, kundrejt një të kuqezinjve U-21. Golaverazhi i përgjithshëm 5-6 për Gjeorgjinë. Për këtë ndeshje, trajneri Artan Bushati ka thirrur 20 lojtarë, nga të cilët vetëm tre luajnë në kampionatet e huaja: mbrojtësi Ditmar Bicaj (Belasica Petrich, Bullgari), sulmuesi Enco Malindi (Spartak Varna, Bullgari) dhe sulmuesi kosovar, Ahmed Januzi (Vorskla Poltava, Ukrainë). Ndërsa për sa u përket lojtarëve nga kampionati shqiptar, listën e Shpresës e dominon Flamurtari me pesë lojtarë. Partizani dhe Elbasani, dy skuadra të rëna në Kategorinë e parë, kanë respektivisht nga tre dhe dy lojtarë secila.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›