E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerja e aparaturave, e mbrojtur me ligji

Një vendim i marrë dy ditë më parë nga qeveria do të "legalizojë" blerjen e aparaturave dhe riparimin e tyre në rast defekti.

Sipas relacionit të Ministrisë së Shëndetësisë, ligji përshkruan detyrat, përgjegjësitë e nivelet e bashkëpunimit dhe rakordimit të autoriteteve kompetente në Shqipëri, në fushën e pajisjeve mjekësore. Bëhet fjalë për bashkëpunimin mes Ministrisë së Shëndetësisë, agjencia shtetërore e pajisjeve mjekësore, me prodhuesit/përfaqësuesit e tyre të autorizuar/furnizuesit, organet njoftuese, përdoruesit nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, me Komisionin Evropian, autoritetet kompetente të shteteve të zonës ekonomike evropiane. Fusha e pajisjeve mjekësore nuk rregullohej deri tani me asnjë akt të mëparshëm ligjor, ndërsa ka nevojë për krijimin e akteve të tjera për të vendosur në zbatim ligjin për aparaturat mjekësore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›