Ndryshimi i ligjit, 23 vetë për të përmirësuar arsimin
Këshilli Kombëtar i Arsimit pritet të jetë organi më i ri këshillimor pranë Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit të Ministrave. Amendimin që pritet t‘i bëhet ligjit të arsimit parauniversitar e ka propozuar dje në Komisionin e Medias ministri i Arsimit, Genc Pollo. Numri 23 i anëtarëve të këtij këshilli ka hasur në kundërshtimin e anëtarëve të opozitës në këtë komision, duke u cilësuar si shumë i ekzagjeruar. Ndërkohë, Pollo ka sqaruar se "janë propozuar 23 anëtarë, por pjesa më e madhe do të jenë njerëz të fushës, ekspertë të zgjedhur me konkurrim publik dhe më pak përfaqësues të dikastereve".
Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të jetë kryetar i Këshillit Kombëtar të Arsimit nëse ky amendim merr votat e nevojshme në Parlament, ndërsa aktualisht ka marrë firmën e kreut të qeverisë. Po kështu do të ketë përfaqësues nga drejtoritë arsimore, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, Ministria e Punës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit. Anëtarë do të jenë edhe kryetari i shoqatës së bashkive, kryetari i shoqatës së komunave, kryetari i këshillave të qarqeve. Numri total i personave që vijnë nga strukturat shtetërore është 10, ndërsa 13 të tjerë do të jenë ekspertë nga shoqëria civile.
Ky këshill, në bazë të neneve të propozuara, do të ndihmojë për këshillimin dhe formulimin e strategjive e programeve kombëtare për arsimin parauniversitar. Për drejtimet e politikave respektive dhe përgatitjen e akteve ligjore. Gjithashtu, një ndër detyrat e tij, është reforma e kurrikulave në tekstet e arsimit të mesëm, ndarja e buxhetit për arsimin parauniversitar etj.
Reforma arsimore e shprehur në dokumentet e hartuara si strategji e projekte ka vlerën e një platforme kombëtare. Nisur nga ky fakt, ministri i Arsimit, Pollo, ka deklaruar se "vlerësojmë si domosdoshmëri ngritjen e këtij këshilli për vendosjen e dialogut gjithëpërfshirës dhe për ndërtimin e mirëkuptimit ndërmjet aktorëve realizues, me synim ndërtimin e një sistemi arsimor, kombëtar e modern".
Krijimi i këtij këshilli mbështet përgatitjen dhe instalimin e vizioneve afatgjata në arsim, kjo në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i MSA-së.