E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, takim në Shkozë: “Shqiptarët kanë shumë arsye për të votuar LSI-në”



Lideri i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me banorë në Njësinë Nr.1 në Tiranë. Gjatë këtij takimi Meta prezantoi kandidatin për deputet në këtë njësi, kryetarin e LSI-së për Tiranën, Ilir Dashi, dhe u shpreh i sigurt për fitoren e tij.
Duke marrë fjalën në mes të një entuziazmi të qytetarëve të pranishëm, Meta u shpreh: “LSI-ja jo vetëm është sot alternativa që u ofron shqiptarëve të thjeshtë programin më realist dhe më konkret që i nxjerr nga kriza dhe nga varfëria, por është alternativa që e fut Shqipërinë në një rrugë të padiskutueshme të zhvillimit dhe integrimit. LSI-ja, ndryshe nga partitë e vjetra, vjen këtu dhe përveç programit të saj, ju paraqet edhe deputetin e ardhshme të kësaj zone që do të mbulojë Njësinë nr. 1 dhe do të ngrejë me energji dhe vendosmëri problemet tuaja në Kuvendin e ri dhe në qeverisjen e re dhe që do të jetë 4 vjet me ju së bashku në këtë zonë si deputet për t’i zgjidhur këto probleme, kryetarin e LSI-së të Tiranës, Ilir Dashi”. Kreu i LSI-së tha se më 28 qershor shqiptarët do të votojnë për LSI-në se e kuptojnë që vetëm kjo forcë politike mund t’i nxjerrë nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi të gjitha nga kriza e besimit që ofrojnë alternativat e vjetra, me në krye alternativën më të vjetër që përfaqëson vetëm kryeministri në largim Sali Berisha.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›