Bleu makinën para 9 vjetësh, del e vjedhur
Elbasan
Nis procedimi penal për një 36-vjeçar, pasi automjeti i tij rezulton të jetë i vjedhur në Itali. Burime zyrtare të Policisë së Elbasanit bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të 36-vjeçarit B.Cërriku nga Elbasani. Ai ka në pronësi një veturë “Mercedes Benz” me targë, EL 5663 A që rezulton i vjedhur më datën 28 gusht të vitit 1998 në Bergamo të Italisë. Cërriku ka deklaruar se ai e ka blerë automjetin në vitin 2001 nga shtetasi A.Gripshi me banim në qytetin e Peqinit dhe më pas e ka targuar në Elbasan. Ndërkaq policia ka sekuestruar automjetin dhe ka nisur hetimet për pronarin e tij.
#