E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërhyn në kabinë elektrike, plagoset pronari i internetit

Tiranë

Pronari i një qendre interneti ka rrezikuar jetën, kur ka shpërthyer një kabinë elektrike, në të cilën kishte ndërhyrë për shkak të një defekti. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë dhe me urgjencë, ai është dërguar në spital. Burimet policore bënë të ditur se fillimisht për këtë ngjarje janë njoftuar shërbimet e komisariatit nr. 6, që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur identifikimin e të dëmtuarit. Sipas të dhënave, Fatos Hoxha, 29 vjeç, pronar i një qendre interneti ka pësuar djegie të shumta. Në qendrën e tij të internetit ka pasur defekt elektrik dhe ai mendohet se ka ndërhyrë për ta ndrequr vetë. Por, ndërhyrja ka qenë fatale, pasi kabina elektrike ka shpërthyer, duke i sjellë dëme të shumta, Policia tha se ai ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›