E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet e vdekur nëna e tre fëmijëve, pritet autopsia

Gramsh

Një 30-vjeçare, nënë e tre fëmijëve është gjetur pa jetë në dhomën e saj të gjumit. Ngjarja ka ndodhur dje, në qytetin e Gramshit, rreth orës 10:00 të paradites, kur 30-vjeçarja Mira Kabashi është gjetur e pajetë në banesën e saj. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 30-vjeçarja është gjetur pa jetë nga familjarët në dhomën e gjumit dhe është dërguar e vdekur në spital. Burimet spitalore kanë pohuar se nuk kishte shenja dhune në trupin e saj. Në vendngjarje është dërguar grupi hetimor, i cili pasi ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, me pëlqimin edhe të familjarëve, ka dërguar trupin e pajetë në morgun e qytetit të spitalit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Sipas mjekut ligjor të Rrethit të Elbasanit, Altin Kënudi, për rastet e vdekjeve të papritura janë ekspertë të kriminalistikës nga kryeqyteti ata që merren me autopsinë, ekspertizën dhe nxjerrjen e shkaqeve të vdekjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›