E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet viktima e parë e sezonit veror

Durrës

Regjistrohet mbytja e parë për këtë sezon turistik në plazhin e madh të Durrësit. Një pushues nga Kosova është mbytur, ndërsa po lahej në det. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në sektorin “Iliria” të plazhit, pranë vendit të quajtur Pista e Vogël. Viktima është Zaim Sallaj nga Prizreni, që këtë gusht do të festonte 70-vjetorin e lindjes. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se ky shtetas është mbytur aksidentalisht gjatë kohës kur lahej në det. Ndonëse funksionojnë rojet bregdetare dhe mjetet e policisë kufitare patrullojnë herë pas here zonën ujore të plazhit, ngjarje të kësaj natyre duket se janë të pashmangshme në plazhet tona.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›