Mediu padit Kryeprokuroren për nxjerrje të sekretit hetimor
24/03/2009 Avokatët e ish-ministrit thanë se do të paditet edhe kreu i hetimeve për Gërdecin
TIRANË- Kryeprokurorja e Republikës, Ina Rama, do të paditet nga ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Avokatët e këtij të fundit në një konferencë për shtyp, njoftuan se do të depozitojnë në Prokurorinë e rrethit Tiranë një padi ndaj Kryeprokurores Ina Rama, si edhe ndaj kreut të grupit hetimor të çështjes së Gërdecit, prokurorit Sokol Stojani. Avokatët Petrit Serjani dhe Ardian Visha bënë dje publike padinë e parë ndaj një kryeprokurori shqiptar, duke e kthyer tashmë në një precedent. Ina Rama akuzohet nga Mediu se ka publikuar materiale sekrete, ndërsa Sokol Stojani u denoncua sepse u kishte dërguar mesazhe disa gazetarëve gjatë një emisioni televiziv.
Padia ndaj Ramës
Në padinë e lexuar dje nga avokatët, mes të tjerave thuhej se “Unë shtetasi Fatmir Mediu, paraqes këtë kallëzim penale për shtetasen Ina Haxhi Rama me detyrë Prokurore e Përgjithshme. Faktet penale që i atribuoj kësaj shtetase konsistojnë në: Publikimin e paligjshëm të materialeve sekrete dhe jo sekrete të dosjes penale nr. 3 të vitit 2008, të regjistruar edhe në ngarkimin tim si shtetas. Më datën 25 prill 2008 shtetasja Ina Haxhi Rama, në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me grupin e prokurorëve që janë marrë në hetimin e çështjes referuar më lartë, kanë organizuar një konferencë për shtyp në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, duke jo vetëm publikuar në mënyrë të paligjshme përmbajtjen e aktit procedural të heqjes së imunitetit tim si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, por edhe duke i shpërndarë gazetarëve të pranishëm kopje të këtij akti. Kryerja e veprimit të mësipërm vjen në kundërshtim me nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenin 6 pika 2 e ligjit “për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. I lidhur ky veprim i Prokurores së Përgjithshme me dashjen dhe qëllimin e saj kriminal në kryerjen e veprës penale të diskreditimin politik dhe publik të figurës time si dhe pasojave që konsistojnë në dëmtimin e interesave të mia si shtetas, të partisë politike që unë përfaqësoj, gjykoj se: Konsumimi i veprës penale të “zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe/ose ai i “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nga ana e Prokurores së Përgjithshme, me ose pa bashkëpunimin e prokurorëve që kanë qenë prezent në konferencën e shtypit, është i plotë dhe i provuar”.
Akuza për Stojanin
Në denoncim thuhet se “Faktet penale që i atribuoj këtij shtetasi konsistojnë në: Komunikimin e tij elektronik nëpërmjet mesazheve (SMS) me gazetarët e pranishëm në emisionin “Opinion” të televizionit Klan, të datës 19 mars 2009. Në këtë emision televiziv unë kam qenë i ftuar përballë disa gazetarëve. Gjatë ndërprerjeve të emisionit në fjalë dhe pas tij, nga gazetarët e panelit kam konstatuar dërgimin në aparatet përkatës celularë të mbi 10 SMS-ve nga numri telefonik i regjistruar në emër të Sokol Stojanit. Për sa kohë teksti i përçuar përmban sugjerime për pyetje publike ndaj meje, prokurori Sokol Stojani ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i K. Penal”.
Përcaktimi në Kushtetutë. Ligji i ri: Kur hetohet prokurori heq dorë nga çështja
Kryeprokurori hetohet nga komisioni parlamentar
Aktualisht në Kushtetutë, dokumentin themeltar të shtetit, janë dy nene që flasim për Prokurorinë. Në nenin 149 thuhet se "Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit”. Ndërsa hetimi i Kryeprokurorit mundësohet vetëm me ngritjen e një komisioni parlamentar. Para miratimit të ligjit të ri për Prokurorinë i pyetur se kush mund ta fillojë ndjekjen penale ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, ministri Enkelejd Alibeaj u përgjigj: “Ai individ, ai autoritet, i cili fillon çështjen penale ndaj të gjithë institucioneve dhe organeve të tjera, do të jetë një prokuror i këtij vendi, i cili do të hetojë këdo, qoftë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, nëse ndodhin dhe ekzistojnë rekuizitat dhe premisat, shkaqet dhe momenti”. Në ligjin e ri për organizmin e Prokurorisë, prokurori është i detyruar të heqë dorë nga çështja që ka në shqyrtim, nëse ndaj tij është ngritur një padi dhe merret i pandehur për një akuzë, e cila parashikon më shumë se pesë vjet burg.
Krerët e shkarkuar të Prokurorisë së Përgjithshme
“Planprishëshit” e kryeprokurorëve fitojnë gjithmonë
Ky 10-vjeçar duket se nuk ka qenë fort i qetë për kryeprokurorët e Republikës së Shqipërisë, pasi dy të fundit, para Ina Ramës, janë sulmuar me akuza të ndryshme që fillimisht nisnin si politike e përfundonin në implikim në krime. Në Shqipërinë postkomuniste në maj të vitit 1991 u zgjodh kryeprokuror Petrit Serjani. Më vonë Maks Haxhia u zgjodh në detyrë në korrik 1992 dhe u shkarkua në nëntor të vitit 1992. Haxhia u akuzua shpejt nga shteti i asaj kohe, se po tregohej i butë ndaj ish-nomenklaturës dhe opozitës së kohës. Më kot u përpoq Haxhia të pengonte largimin e tij nga posti, me anë të një ankimimi në Gjykatën Kushtetuese në tetor 1992. I zgjedhur në krye të Prokurorisë në nëntor 1992, Alush Dragoshi do të ishte njëri ndër tre kryeprokurorët më jetëgjatë pas vitit 1991. Arben Rakipi u zgjodh në këtë post në vitin 1997 dhe u akuzua menjëherë sepse nuk ishte treguar korrekt në procesin gjyqësor “kokaina”. Gjykata Kushtetuese e konsideroi shkarkimin e Arben Rakipit si të paligjshëm. Theodhori Sollaku ishte prokurori paraardhës i Ina Ramës. Akuzat ndaj tij për fjetje mbi dosjet e krimit nuk nisën kur u emërua në 2002-shin, por pak kohë më vonë.