“Gjyqi” i 8 gjyqtarëve, pesë muaj pezull
24/03/2009 KLD-ja shtyn sërish shqyrtimin disiplinor, pa dhënë asnjë arsye për këtë vendim
Deri tani janë pezulluar 2 gjyqtarë, u shkarkuan 3, mbeten në sirtarë 8 të tjerë
TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë shtyn sërish shqyrtimin disiplinor për tetë gjyqtarët e paralajmëruar për shkarkim nga detyra. Institucioni që këshillon dhe më pas merr masa për të gjitha padrejtësisë që vijnë nga gjyqtarë të pandërgjegjshëm në detyrë, nuk ka dhënë asnjë arsye për shtyrjet e herëpashershme, por mjaftohet vetëm me lajmërimin se një datë tjetër caktohet për këta gjyqtarë. Më datë 21 tetor 2008, në KLD mbërritën direkt nga zyra e ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, emrat e 12 gjyqtarëve, të cilët do të procedoheshin për disa shkelje gjatë detyrës. Por që nga kjo datë kur vetë KLD njoftoi se do të vendoste shumë shpejt kanë kaluar pesë muaj. Deri në këto momente ka pezulluar vetëm 2 gjyqtarë, ka shkarkuar 3 të tjerë, ndërsa vazhdon të mbajë në sirtarë, 8 gjyqtarë, që ende nuk i janë nënshtruar procesit të procedimit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë njoftoi se për të arritur këtë proces jo të thjeshtë do të ndërmerrte një hap më tej. Të gjitha mbledhjet do të zhvilloheshin në gjykatat e rretheve. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë garanton zhvillimin e proceseve të rregullta dhe transparente në procedimet në vazhdimësi, lidhur me 12 gjyqtarë konkretisht pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Mat, Sarandë, Tiranë, Elbasan si edhe të gjykatave së Apelit, Tiranë, Vlorë si dhe të Apelit Ushtarak, për të cilët janë depozituar kërkesat për procedim pranë këtij këshilli”, ishte njoftimi i këtij institucioni më datë 21 tetor 2008. Kërkesat për procedimin e gjyqtarëve janë bërë nga Ministria e Drejtësisë, mbi bazën e inspektimeve të kryera nga Inspektorati i kësaj ministrie dhe Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Procedimi disiplinor është kërkuar që në fillim për gjyqtarët, Murat Lleshi, Mirela Mishgjoni, Rasim Doda, Gjin Gjoni, Nevrije Halo, Enkelejda Kashuri, Taulant Tafa, Alaudin Malaj, Meme Rexho.
Shtyrja e vendimeve
Më datë 24 tetor në Peshkopi, KLD-ja arriti të marrë në shqyrtim dhe t’i hiqte imunitetin vetëm dy gjyqtarëve, Vesel Bako, gjyqtar i Matit dhe Mirela Mishgjoni, gjyqtare e Vlorës. Ndërkohë që gjyqtarët e tjerë, të cilët ishin thirrur për të dhënë pretendimet e tyre lidhur me inspektimet, nuk u paraqitën në këtë mbledhje. Herë pas here disa gjyqtarë që kanë emrin në listën e atyre që do të shqyrtohen nga ana procedurale, nuk i janë bindur KLD-së për t’u paraqitur, por janë mjaftuar duke dorëzuar ndonjë raport mjekësor ose shërbimi. Gjon Gjoni një prej gjyqtarëve të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë ende nuk është paraqitur para anëtarëve të KLD-së për të dhënë versionin e tij. Disa herë gjyqtari i sipërpërmendur ka kundërshtuar përfundimet e nxjerra nga inspektorët e KLD-së dhe ata të Ministrisë së Drejtësisë duke i quajtur të pabaza. Ndërkohë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë një tjetër përpjekje më datë 9 maj për të marrë në shqyrtim kërkesat për procedim disiplinor për 8 gjyqtarët e mbetur në “sirtar”, por më kot. Edhe kjo mbledhje ka dështuar. Në fund të mbledhjes, KLD-ja në njoftim deklaron se nuk ka mjaftuar koha për të marrë në shqyrtim të gjitha pikat e rendit të ditës. Burime pranë KLD-së bëjnë të ditur se ka raste kur vet gjyqtarët neglizhojnë për të ardhur para “gjyqit” të tyre.
KLD-ja dështoi me gjyqtarët që liruan Mihal Delijorgjin
Në mbledhjen e KLD-së të datës 28 tetorit 2008, të zhvilluar në Tiranë, u shqyrtua dhe u votua “pro” kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, për procedimin disiplinor dhe për shkarkimin e Ylli Minkës, Naum Pejos dhe Shaqir Gradicës, tre gjyqtarëve të çështjes “Delijorgji”, të ish-Gjykatës së Apelit Ushtarak të Tiranës. Por gjyqtarët reaguan menjëherë duke e quajtur lojë politike. Në datë 7 janar 2009, Gjykata e Lartë mori në shqyrtim ankimin e tyre kundër KLD-së. Kjo e fundit u shpreh kundër Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke rikthyer në punë tre gjyqtarët e Apelit Ushtarak të kryeqytetit që akuzoheshin se kishin “falur” Mihal Delijorgjin nga akuza dhe dënimi. Për të arritur në këtë përfundim, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë iu desh një diskutim prej 3 orësh. Shkarkimi i tyre, sipas vendimit të KLD-së, ka ardhur pas inspektimit të dosjes penale.
Ministria e Drejtësisë propozon
shkarkimin dhe procedimin e gjyqtarëve
Ministria e Drejtësisë pasi ka studiuar përfundimet e nxjerra nga dy grupet e inspektimit, atë të KLD-së dhe grupin e vet, i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për tetë gjyqtarët që ndodhen aktualisht në dosjen “e zezë” të KLD-së është kërkuar shkarkimi i tyre. Kërkesa paraprake është bërë direkt nga ministri i Drejtësisë, i cili i ka lënë një shans për t’u mbrojtur gjyqtarëve. Sipas Alibeajt, gjyqtarët që janë gjetur me shkelje në detyrë, duhet të japin më parë llogari dhe të shpjegojnë me hollësi përse kanë kryer veprime kundër ligjit. Në rast se gjyqtarët para anëtarëve të KLD-së bindin se nuk kanë gabuar, atëherë masa disiplinore mund të ndryshohet. KLD-ja ka treguar se jo vetëm i ka shkarkuar gjyqtarët, por edhe transferuar në raste të tilla në rrethe të tjera gjyqësore.
Taulant Tafa
Gjin Gjoni
Nevrije Halo
Rasim Doda
Enkeleda Kashuri
Alaudin Malaj
Meme Rexha
Murat Lleshi