E Diel, 1 Nëntor 2026

Blihen 80 ton fishekzjarrë nga Bullgaria

• Qeveria e Kosovës ka blerë nga Bullgaria 80 ton fishekzjarrë të cilat do të përdoren natën e festës së pavarësisë.Fishekzjarrët u blenë nga një pjesë e fondit 1 milion euro që qeveria e Kosovës kishte vënë në dispozicion për festën e pavarësisë. Shpërndarja e tyre në të gjithë Kosovën u bë nga policia kosovare dhe vendosja e tyre ishte planifikuar shumë e organizuar. Një nga anëtaret e këshillit organizativ për pavarësinë, Vlora Qitaku, ka komentuar në gazetën “Express” se fishekzjarrët janë marrë nga Bullgaria në mënyrë që t’u shpërndahen edhe qytetarëve të Kosovës që ata të mos përdorin mjete të tilla festive që mund të kenë ardhur të pakontrolluara nga Serbia. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›