E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati torta e pavarësisë,25 m katrorë

• Në sheshin e Prishtinës do të vendoset sot ëmbëlsira më e çuditshme dhe më e madhe e parë ndonjëherë në Kosovë. Një tortë 25 metra katrorë e cila do të ketë formën e hartës së Kosovës, e prerë sipas komunave të saj. Torta është përgatitur nga pastiçeri “Felini”, është e gjerë pesë metra në të dy anët me sipërfaqe të përgjithshme prej 25 metra katrorë. Kjo tortë që do të peshojë 500 kilogram do të jetë njëra nga ëmbëlsirat që qytetarët e Kosovës do ta shijojnë gjatë festës së pavarësisë. Torta do të jetë e dekoruar në anë me pëllumba dhe fishekzjarrë. Qytetari i parë i Kosovës që do të inaugurojë këtë tortë është kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›