Hapet flamuri shqiptar 8 km i gjatë
• Një flamur gjigand shqiptar, i gjatë 8 kilometra do të hapet sot në Prizren, ditën e deklaratës së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës dhe krerët e vendit.Flamuri i kuq super i madh me shqiponjën e zezë me dy krerë do të transportohet nga 1878 persona dhe do të hapet pikërisht në këtë qytet për të përkujtuar edhe mbledhjen e konsideruar si të shenjtë nga të gjithë shqiptarët, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Flamuri pritet të hapet ndërkohë që Kuvendi i Kosovës shpall deklaratën e pavarësisë, pas nëntë vitesh administrim të Kombeve të Bashkuara, duke realizuar ëndrrën qindravjeçare për shqiptarët e Kosovës.