E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokim dhe gjoba automjeteve në Lushnje

04/04/2005  Bllokim dhe gjoba për të gjithë automjetet që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.Ka qënë kjo masa e marrë nga policia rrugore e Lushnjes. Ndërkohë mësohet se vetëm brenda kësaj periudhe 3 mujore të vitit 2005, janë bllokuar 105 automjete me mungesë dokumentacioni. Zëvendësshefi i qarkullimit rrugor në Lushnje, Myzeljen Ismaili, tb regon se janë marrë masa për bllokimin edhe për një numër të konsiderueshëm automjetesh ku ka munguar edhe leja e qarkullimit, ku është konstatuar edhe përdorimi i pijeve alkoolike. Sipas tij, është proceduar me masa administrative ku numri i rasteve për këtë 3–mujor, ka qenë 2420 dhe gjobat e vendosura kapin nje vlerë prej 3 milionë lekësh. Motivi kryesor i vendosjes së këtyre gjobave, ka qe në shpejtësia tej normave të lejuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›