E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërngulet lagja, rrezikohet shembja e banesave

04/04/2005  Një lagje në fshatin Dardhas të Pogradecit, shumë shpejt do të shpërngulet, pasi shumë shtëpi rrezikojnë shembjen nga rrëshqitja e tokës. Nga shtabi i emergjencës në prefekturën e Korçës bëjnë të ditur se të paktën 30 shtëpi të këtij fshati janë tërësisht të pabanueshme, ndërkohë që të njëtin fat ka pësuar edhe shkolla tetëvjeçare, e cila rrezikon seriozisht jetën e nxënësve.

Andre Janko, specialit në Qarkun e Korçës bën të ditur se një javë më parë, autoritet lokale të kësaj komune kanë dhënë njoftimin për rrëshqitje dhe në vend shkuan specialistët gjeologë.

Ata kanë konstatuar rrëshqitjen e një masivi toke që ka sjellë për pasojë edhe dëmtimet e shtëpive. Ndërkohë që specialistët gjeologë paralajmërojnë se erozioni do të vazhdojë, duke rrezikuar kështu edhe dhjetë shtëpi të tjera të këtij fshati.

Një shqetësim i madh për banorët është edhe shkolla tetëvjeçare e këtij fshati, e cila është dëmtuar si rezultat i rrëshqitjes së tokës. Godina dy katëshe e kësaj shkolle është ndërtuar rreth gjashtë vjet më parë dhe mësojnë me qindra nxënës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›