Plaku shet gjak për të shkuar në burgun e Beratit
04/04/2005
Veli Dursi i kërkon ndihmë shtetit, për t’ia afruar të birin e dënuar për grabitje
BERAT- “Nuk dua të di për dënimin e djalit, e bëri fajin le ta vuajë, por nuk duhet të vdes unë 60-vjeçari që, për të mbajtur familjen dhe për të ardhur për të takuar djalin në dhomat e paraburgimit të policisë së Beratit, vazhdoj të shes gjak”, kështu është shprehur për gazetën, Veli Dursi, banor i lagjes Laprakë, Tiranë. Nuk kanë të sosur hallet e mia, të thotë, teksa i dridhet buza 60-vjeçarit, të cilit hallet shumë shpejt mundet t’ia lexosh edhe në fytyrë, i cili tregon peripecitë e tij gjatë dy vjetëve, që kur djali i tij Leonard Dursi, pas një vjedhje në qytetin e Urës –Vajgurore, është arrestuar dhe pasi ka marrë dënimin e formës të prerë, ende vazhdon të qëndrojë në këto dhoma. E kam mësuar arrestimin e djalit, kur policia më erdhi në shtëpi dhe na bëri kontrollin por nuk gjetën gjë, ndërsa na truan edhe për arrestimin e djalit, më pas vazhdova të ndiqja edhe hallet e djalit që ja bëri koka, por këto që tregoj s’kanë rëndësi, unë dua ti bëj apel shtetit që në këtë rast të më ndihmojë pasi, dua që të ma transferojnë djalin për në vendin e vuajtjes të dënimit më të afërt, që edhe unë të kem mundësi ta ndjek dhe ta shikoj. Në apelin e tij, 60-vjeçari tregon se, ka dy vjet, që nga 11 qeshori kur djali u arrestua dhe deri më sot, vazhdon të vijë në Berat dhe 6 muaj në Skrapar kur e trasferuan atje. “Sot e takova djalin dhe i tregova se nuk të vij dot pasi kam gruan sëmurë dhe se do punoj për të rritur fëmijët e tjerë. Kam 30 vjet që shes gjak dhe me lekët që marr, ushqej fëmijët e tjerë”. 4 vjet më parë e ndërpreu shitjen e gjakut pasi ishte pak i sëmurë, por dy vjet më pas e filloi përsëri dhënien e gjakut, pasi nuk kishte burime të tjera financimi për të rritur fëmijët. “Ndaj kam kërkuar disa herë takim me Drejtorin e Policisë dhe me komandantin e burgut, po askush nuk më ka ndimuar që të më sjellin djalin në një kamp të vuajtjes të dënimit afër, pasi ai është dënuar 6 vjet dhe unë nuk e ndjek dot kaq larg, ju lutem më ndimoni”, bën apel 60-vjeçari i cili ka 30 vjet që shet gjak, për të rritur fëmijët.
Rasti
Leonard Dursi është arrestuar më 11 qeshor të vitit 2003, pasi një vit më parë, së bashku më Lavdërim Tufën, kanë vjedhur dy dyqane në qytetin e Urës-Vajgurore, një dyqan celulari dhe një dyqan të pjesëve të këmbimit të makinave. 10 muaj pas arrestimit, në një nga dhomat e paraburgimit ka tentuar të arratiset së bashku me disa bashkë të dënuar. Për vedhjen është dënuar 6 vjet dhe për tentativën e arratisjes është dënuar me 8 muaj burg. Tani i kanë ngelur të bëjë edhe 6 vjet burg. Një muaj më parë, Leonardi së bashku me disa shokët e tjerë që kanë marrë dënimin e formës së prerë, kanë hyrë në grevë urie pasi organet kompetente nuk po i transferojnë për ne vendin e vuajtjes së dënimit