E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bllokimi’ hipokrizia mediatike dhe falsiteti i kësaj medie”

Reagon Partia Demokratike, pas deklarimeve false për bllokimin e një gazete të përditshme 

TIRANE - Lidhur propagandën e turpshme, reagoi dje edhe Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj, e cila e konsideroi një truk të pastër të medias në fjalë të gjithë ngjarjen e sajuar gjatë ditës së djeshme, për të përmirësuar reputacionin e medias në fjalë.
“Një gazetë e përditshme ka pretenduar se numri i radhës i gazetës së tyre është bllokuar dhe nuk ka dalë një qarkullim, duke aluduar se shkaku ka qenë lajmi që është publikuar në të. E vërteta është se kemi të bëjmë me një truk të pastër të medias në fjalë. Në të vërtetë bëhet fjalë për një skenar të thurur dobët që synon të përmirësojë reputacionin e një medie”, tha zëdhënësja e PD-ës.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike deklaroi se “kësaj medie e vetmja mënyrë që i ka mbetur për t’u shitur është duke viktimizuar veten dhe duke pretenduar që e kanë hequr me forcë nga dora e lexuesit”.
“Ajo që nuk mund të lejohet është vendosja e trukeve politike-mediatike si një standard, për të vërtetën dhe fjalën e lirë, gazeta në fjalë nuk është bllokuar për shkak të informacioneve që ajo dispononte, por vetëm për shkak të pazareve të menaxherëve të saj”, tha më tej zëdhënësja e PD-ës
Më tej ajo shtoi se, “gazeta ka funksionuar normalisht në tregun e abonimeve, të cilat nuk varen prej menaxherëve të kësaj gazete, e vërteta është se të gjithë abonuesit si dhe rrethet kanë pasur mundësinë që të kenë të plotë numrin e kësaj gazete dhe kjo u vërtetua edhe nga shpërndarësi i gazetës ‘RD’, Dritan Danaj i cili bëri një investigim të thjeshtë në të gjitha pikat e shitjes së gazetave duke vërtetuar se nuk u ka shkuar asnjë numër i gazetës që pretendon se është bllokuar. Kjo është diçka që ç’do shqiptar mund ta verifikojë lehtësisht dhe të kuptojnë se në ç’pikë arrin hipokrizia mediatike dhe falsiteti i kësaj medie”, përfundoi zëdhënësja e PD-së.
L.Q

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›