E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria hedh gurin e themelit për shndërrimin në një superfuqi të vogël energjetike rajonale

Kryeministri inauguron projektin më të madh në historinë e Shqipërisë, fillimin e ndërtimit të parkut energjetik të Lezhës, me investimin e grupit “Marseglia”, prej 1.1 miliard euro

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha përuroi dje pasdite fillimin e ndërtimit të parkut energjetik nё Lezhë, me ndërtimin e centralit me biomasë të lëngshme (vajra vegjetalë) për prodhimin e energjisë elektrike, me kapacitet 140 MW. Ky projekt ёshtё një investim i grupit italian “Marseglia”, prej 1.1 miliard euro.
Kreu i qeverisë Berisha, duke e konsideruar kёtё projekt ndër më të mёdhenjtё, të inauguruar nё vend, tha se, “Shqipëria ёshtё vendi që po tërheq investimet më të mëdha nё fushën energjetike, nё Ballkan. Me gurin e themelit që po hedhim këtu,  tha Kryeministri, Shqipëria ka hedhur gurin e themelit për t’u shndërruar nё një superfuqi të vogël energjetike rajonale”.
Nё kёtё kontekst, kryeministri tha se brenda 2-3 javëve do të fillojë realizimi i një tjetër projekti të madh nё fushën e energjisë ujore, me vlerë 1.1 miliard euro, kaskada e lumit Devoll.
“Nuk ishte aspak e thjesht që pikërisht, nё kulmin e mungesës së energjisë të deklaronim se Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike nё rajon. Gjëja më e mirë që mund të bёjё njeriu nё vёshtirёsi, rruga më e sigurt për t`ì kapërcyer ato, ёshtё të guxojë të mendojë të pamendueshëm, të imagjinojë të paimagjinueshmen. Kjo ёshtё rruga e vetme për t’i shndërruar ato nё realitet dhe ne, tani, shohim një realitet krejt të ri”, u shpreh Kryeministri.
Nga ana e tij, ambasadori italian nё Tiranë, Saba D’Ellia, i pranishëm nё ceremoninë e inaugurimit, u shpreh se ky projekt tregon fuqinë e bashkëpunimit midis Shqipёrisё dhe Italisë dhe se raporti mes dy vendeve nё sektorin ekonomik dhe jo vetëm, ёshtё vërtet i veçantë. Vetëm 3-4 muajt e fundit, tha D’Ellia, mes dy vendeve janë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 3 miliard euro dhe kjo ёshtё një shifër vërtet e rёndёsishme nё mes tё krizës botërore dhe qё tregon gjallёrinё e ekonomisë shqiptare dhe aftёsinё e sipërmarrjes italiane.
Presidenti i grupit “Marseglia”, duke falënderuar Kryeministrin Berisha për mbështetjen dhe besimin që qeveria shqiptare u ka dhёnё nё realizimin e këtij projekti të madh, shprehu bindjen se nё shumë pak kohë, Shqipëria do të shndërrohet nё një vend eksportues i energjisë.
“Nëse mendoni se nё 7 vitet e fundit janë investuar 1.5 miliard euro nё Shqipëri dhe nëse mendoni për projektet shumё miliardёshe qё qeveria ёshtё duke autorizuar, mund të themi se po jetojmë një revolucion të vërtet industrial,” u shpreh ai.
Më tej, kryeministri Berisha theksoi se investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e  vendit, ndaj dhe qeveria shqiptare ka shpallur si pёrparёsi madhore një mjedis  miqësor për investimet, duke e bёrё Shqipёrinё, vendin me taksat më të ulëta nё Europё.
“Unë e di, u shpreh kryeministri, që ‘Marseglia’ ёshtё një grup i suksesshëm edhe nё vende me taksa të larta, por unë jam i sigurt se taksat e ulëta e kanë tërhequr atë, nё Shqipëri. Unë jam i sigurt se iniciativa ‘një euro’ i ka tërhequr dhe i tërheq investitorët e huaj. Ne, vërtet, u japim investitorëve sipërfaqe toke me një euro, por vlera që realizohet aty ёshtё dhjetëra e qindra milion euro”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›