Dy lagje 36 orë në terr
18/04/2005 FIER - Prej tre ditësh, banorët e lagjeve “Sheq i madh” dhe “Sheq i vogël” të qytetit të Fierit, ndodhen në errësirë të plotë. Sipas informacionit të marrë në TEC, nga ku bëhet shpërndarja e nergjisë elektrike në nënstacionet elektrike të qytetit të Fierit, nuk qëndron atje defekti i rëndë, por në nënstacionin nr.2 të Fierit, nënstacion i cili furnizon me energji elektrike këto 2 lagje të qytetit të Fierit. Banorët shprehen të shqetësuar për një vonesë të gjatë të pamotivuar. Një përfaqësi e këtij komuniteti, kanë kërkuar edhe një takim me përfaqësuesit e pushtetit lokal, por ka qënë një orvatje e pafrytshme, pasi askush në Bashki dhe në Prefekturë, nuk u dha një përgjigje pozitive. Banorët shprehen të irrituar se nuk është marrë asnjë masë, dhe se askush nga TEC dhe elektriku i Fierit, nuk është interesuar për të pyetur për problemin e tyre madhor. “As nuk lajmë, as nuk gatuajmë, as nuk shohim televizor, sepse nuk kemi energji elektrike,- thotë një amvisë e lagjes “Sheq madh”,- dritat na ikën që në orën 4 të mëngjesit të ditës së premte, dhe ende nuk kanë ardhur. Ne kemi edhe fëmijë të vegjël, si do t’ia bëjmë?”.
E ndërsa problemin jetik të mungesës së energjisë elektrike e vuajnë vetë banorët e këtyre 2 lagjeve periferike, si në nënstacionet elektrike ashtu edhe në filialin elektrik të Fierit, askush që gjendet rastësisht në punë në këto ditë fundjave, nuk të jep përgjigje të saktë se, deri në ç’kohë banorët e këtyre 2 lagjeve, do të mund të ndriçohen si gjithë të tjerët.