Bllokimi i aboneve, dje qytetarët vetëm me bileta
Asnjë abone nuk u njoh dje në linjat urbane të Tiranës. Të gjithë qytetarët kanë udhëtuar vetëm me bileta.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, shoqata e transportit qytetas i ka shkuar deri në fund kërcënimit të disa ditëve më parë. Për pjesën më të madhe të qytetarëve ky vendim është i papranueshëm. "Ne lëvizim disa herë në ditë në autobus, mirë librezat që nuk na i njohin, por të heqësh dhe abonetë është e papranueshme", u shpreh i revoltuar një veteran në autobusët e unazës. Por të njëjtat ankesa dëgjoheshin dje në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit. Ndërkaq as nga Bashkia e Tiranës dhe as nga Ministria e Transporteve nuk ka pasur asnjë reagim. Nga ana tjetër sipas shoqatës së transportit qytetas, për situatën e krijuar në transportin publik përgjegjësia direkte i mbetet Ministrisë së Transporteve. "Ne kemi takuar një muaj më parë ministrin Olldashi dhe ai na garantoi se, brenda datës 25 prill do t'i niste Këshillit të Ministrave për miratim projektligjin përkatës. Kjo gjë nuk u bë, çka çoi edhe në këtë reagim tonin. Në kushtet aktuale ne nuk arrijmë të përballojmë koston e shërbimit", tha për gazetën kryetari i shoqatës së transportit qytetas, Ferdinand Ibrahimi. Sipas tij, ministri Olldashi i kishte siguruar se veç çmimit të biletës në VKM-të përkatëse, do të rritej edhe çmimi i aboneve të përgjithshme. I pyetur nëse autobusët me të cilët udhëtojnë qytetarët sot i plotësojnë standardet e shërbimit Ibrahimi theksoi se, edhe kjo situatë është rrjedhojë e çmimeve të deritanishme. "Po flasim për një kosto që ne nuk e përballojmë dot, nuk mund të flitet për standarde. Por nëse qeveria na vë si kusht përmirësimin e tyre pas rritjes së çmimit të biletës, ju garantojmë se kushtet në linjat urbane do të ndryshojnë", theksoi Ibrahimi. Aktualisht prej disa muajsh shoqata ka marrë vendim për të mos njohur librezat e invalidëve të punës. Janë rreth 40 mijë persona që preken prej urdhrit të dhënë. Por me bllokimin e aboneve më shumë se 50% e qytetarëve që i përdorin e kanë të pamundur të përballojnë biletat.