E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laburistët mbështesin LRI

Laburistët anglezë mbështesin LSI-në në përpjekjet e saj për të angazhuar sa më shumë të rinj në politikë, përmes forumit rinor të LRI-së.

 Sekretari i përgjithshëm i LRI-së dhe anëtari i Kryesisë së LSI, Besjan Pesha, ka zhvilluar një seri takimesh me funksionarë të lartë të Partisë Laburiste dhe krahut rinor të kësaj partie në kuadrin e shkëmbimit të eksperiencës dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis LSI-së dhe Partisë Laburiste. Pesha po ndjek prej disa ditësh në Londër fushatën elektorale të Laburistëve, si pjesë e një programi të financuar nga Ëestminster Fondation for Democracy Ëork. Nënkryetarja e laburistëve, Daën Butler, shprehu simpatinë e saj për punën që ka bërë LSI, e në veçanti për arritjet e LRI-së në angazhimin e rinisë shqiptare në politikë si dhe avokimin e çështjeve rinore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›