E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojnë rregullat për koncesionet

Qeveria ka miratuar dje disa ndryshime në vendimin "Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies me koncesion".

Sipas ndryshimeve të bëra, është përcaktuar që në rastin kur objekti i kontratës së koncesionit është ndërtimi i hidrocentraleve, kontrata e përdorur do të jetë e formës "BOT", që do të thotë "ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në përfundim të kontratës së koncesionit". Ky vendim i qeverisë i shtrin efektet e tij edhe për procedurat e garave për të cilat nuk janë firmosur kontratat e koncesionit. Ndërsa për ato kontrata që janë firmosur, koncesionari mund të bëjë një kërkesë dhe autoriteti kontraktor ka të drejtë të negociojë për rregullimin e këtyre kontratave. Me anë të këtyre ndryshimeve, qeveria synon që të rrisë interesin e investitorëve në këtë fushë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›