E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa "What's Up -Paint Ball"

Dje në sheshin "Nënë Tereza", nga ora 10:00 deri në orën 14:00 kishte hapësirë vetëm për argëtimin e të rinjve nëpërmjet aktiviteteve të shumta të organizuara nga "What's Up?!" dhe AMC.

Për herë të parë në Shqipëri u organizua dje një turne i lojës "Paint Ball" i mundësuar nga "What's Up?!", me pjesëmarrjen e skuadrave me nga 5 lojtarë secila. Skuadrat "luftuan" me njëra-tjetrën deri në mbetjen e një skuadre të vetme, e cila fitoi çmimin special të "What's Up?!". Por "Paint Ball" nuk ishte i vetmi element argëtues i paradites së 1 majit. Nga "What's Up?!" ishte menduar edhe për lojëra të tjera si basketboll, skateboard dhe lojërat elektronike "Wii", në të cilat mund të luanin të gjithë deri në fund të këtij aktiviteti. Një hapësirë e sheshit iu la studentëve të Akademisë së Arteve të Bukura, të cilët performuan dy komedi të Çajupit, "Pas vdekjes" dhe "14 vjeç dhëndër".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›